Showbiz

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh akuza për Sara Kolamin

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

Drama pas “Big Brother VIP Kosova 3” duket se nuk ka përfunduar për ish-banorët Sara Kolami dhe Drilon Rama.

Për ju që nuk jeni përditësuar: Gjatë qëndrimit në shtëpi, mes tyre pati një kimi që u komentua gjerësisht, ndonëse nuk u konfirmua kurrë një lidhje zyrtare. Fansat e tyre dëshironin t’i shihnin si çift edhe jashtë shtëpisë. Pas mbarimit të programit, marrëdhënia mbeti e paqartë për publikun. Driloni ishte i ftuar në ditëlindjen e Sarës, pozoi me të dhe i dedikoi një urim publik me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen o zog high class.” Kjo gjë shtoi dyshimet për një lidhje të mundshme.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

Megjithatë, situata mori kthesë së fundmi kur një video e Drilonit duke u puthur me një vajzë tjetër filloi të qarkullonte në rrjet. Më vonë, Sara Kolami e hoqi nga Instagrami, një veprim që u interpretua si një distancim i qëllimshëm.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

Në përgjigje të kësaj, Driloni publikoi një deklaratë në rrjete sociale, ku mohon çdo lidhje romantike me Sarën dhe hedh akuza të forta.

“Unë me atë personin që po mundoheni të më lidhni – nuk kemi qenë bashkë. Kemi pasur respekt, jemi kuptuar mirë – edhe brenda, edhe jashtë – por kurrë nuk ka pasur asgjë më shumë, as do të ketë,” shkruan ai.

Më pas shton:

“Nuk kemi pasur kontakt për më shumë se dy muaj, as nuk kemi shkruar asgjë. Këtë postim desha ta bëja prej kohësh, por nuk kam dashur të nxjerr askënd keq. Por ndonjëherë duhet të veprosh i pari dhe të kujdesesh për veten. Ajo video që po qarkullon është nga disa vite më parë. Ajo e ka përdorur për interesat e saj, ka vepruar siç i ka interesuar – nuk ka lidhje me mua. Unë kurrë nuk jam marrë me famë, me shfaqje, s’kam bërë zhurmë për qejfin e njerëzve. Kjo nuk është bota ime, kurrë s’ka qenë.”

Në deklaratën e tij, Driloni bën përgjegjëse Sarën për keqkuptimet e krijuara:

“Si ka vendosur ta paraqesë ajo, është puna e saj. Por nuk ka pasur guxim të tregojë drejt, prandaj po e them unë tani: mes meje dhe saj kurrë nuk ka pasur asgjë – dhe nuk do të ketë. Pikë.”

Duke reaguar ndaj komenteve për të qenë çift me Sarën, Driloni nuk i kurseu fjalët për ndjekësit që kanë krijuar pritshmëri të rreme:

“Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kush ta bëni realitet. E kur e shihni që nuk është ashtu, filloni me shpifje, shkruani budallallëqe nga të gjitha anët.”

Pra, dashuria mund të mos ketë lulëzuar në BBVK-3, por drama padyshim që ka. Tani, të gjithë presin Sarën.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

From the video that ignited the network to 'unfollow': Drilon Rama accuses Sara Kolami

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

The drama after "Big Brother VIP Kosova 3" seems to be far from over for former residents Sara Kolami and Drilon Rama.

For those of you who haven't been updated: During their stay at home, there was a chemistry between them that was widely commented on, although an official relationship was never confirmed. Their fans wanted to see them as a couple outside the house. After the program ended, the relationship remained unclear to the public. Driloni was invited to Sara's birthday, posed with her and dedicated a public greeting with the words: "Happy birthday, high class bird." This added to the suspicions of a possible relationship.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

However, the situation took a turn recently when a video of Drilon kissing another girl began circulating online. Later, Sara Kolami removed it from Instagram, a move that was interpreted as a deliberate distancing.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh

In response to this, Driloni published a statement on social media, denying any romantic relationship with Sara and making strong accusations.

"Me and that person you're trying to connect me to - we weren't together. We had respect, we understood each other well - both inside and outside - but there was never anything more, nor will there ever be," he writes.

Then he adds:

"We haven't had contact for more than two months, nor have we written anything. I wanted to make this post for a long time, but I didn't want to embarrass anyone. But sometimes you have to act first and take care of yourself. That video that is circulating is from a few years ago. She used it for her own interests, acted as she pleased - it has nothing to do with me. I have never been about fame, about shows, I have never made noise for the pleasure of people. This is not my world, it never was."

In his statement, Driloni holds Sara responsible for the misunderstandings created:

"How she decided to present it is her business. But she didn't have the courage to tell the truth, so I'm saying it now: there has never been anything between me and her - and there never will be. Period."

Reacting to comments about being a couple with Sara, Driloni did not spare words for followers who have created false expectations:

"You have a movie in your head, you want to make it a reality with everyone. And when you see that it's not like that, you start slandering, writing nonsense from all sides."

So, love may not have blossomed in BBVK-3, but the drama definitely has. Now, everyone is waiting for Sara.

Nga videoja që ndezi rrjetin tek ‘unfollow’: Drilon Rama hedh