Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pa ujë dhe pa energji elektrike: Qytetarët në Kiev, po jetojnë në kushte gati ekstreme

Kievi gjendet pa ujë dhe pa energji elektrike dhe kjo i ka detyruar banorët të mbledhin ujin e shiut dhe ngrohen nëpër kafene.

Shumë familje po përballen me kushte tepër të vështira pasi sulmet me raketa ruse goditën rëndë energjetikën në fillim të kësaj jave. Autoritetet në kryeqytet po punojnë për të kthyer furnizimet, por ndërkohë banorëve u duhet të qëndrojnë në radhë për ujë, ose të mbledhin ujin e shiut nga kanalet e kullimit.

Ata që kanë mbetur pa energji, mes temperaturave të ftohta të Kievit janë drejtuar nëpër bare për t'u ngrohur. Kryebashkiaku i Kievit ka bërë me dije se rreth 60% e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike teksa temperaturat mbeten shumë nën zero.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Parlamenti Europian i bën thirrje FIFA-s të kompesojë punëtorët emigrantë të Kupës së Botës

Parlamenti Europian i ka kërkuar organizatorëve të FIFA-s dhe “Katar 2022” për të ofruar kompensim për punëtorët emigrantë që u abuzuan gjatë ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës për Kupën e Botës.

Presioni shtohet nga organizatat e të drejtave të njeriut, si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”, familjet e punëtorëve, shoqatat e futbollit dhe udhëheqësit politikë.

Në një debat përpara votimit, politikanët në parlament ishin kritikë ndaj historisë së të drejtave të njeriut në Katar, të drejtave të punës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes.

“Deputetët europianë theksojnë se Katari fitoi procesin e tenderimit të Kupës së Botës FIFA mes akuzave të besueshme për ryshfet dhe korrupsion. Ata shprehin keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve emigrantë kryesisht në sektorin e ndërtimit që ndihmuan vendin të përgatitej për turneun, si dhe të gjithë të lënduarve”, thanë përfaqësuesit e parlamentit në një deklaratë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

FDA miraton ilaçin më të shtrenjtë në botë për mpiksjen e gjakut

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ilaçin më të shtrenjtë për mpiksjen e gjakut i cili kushton 3.5 milionë dollarë për dozë.

Medikamenti i quajtur Hemgenix është një trajtim intravenoz për hemofilinë B, një çrregullim në të cilin njerëzit nuk prodhojnë një proteinë të nevojshme për të krijuar mpiksje gjaku dhe për të kontrolluar gjakderdhjen.

Hemofilia B përbën 15 për qind të pacientëve me hemofili dhe është e përhapur në rreth një në 40,000 njerëz, kryesisht meshkuj. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Hemgenix të martën, duke thënë se “përfaqëson përparim të rëndësishëm në zhvillimin e terapive inovative për njerëzit e prekur nga sëmundja”.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Putin paralajmëron për pasoja të rënda nëse çmimi i naftës kufizohet

Përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të vendosur kufizime në çmimet e naftës ruse mund të çojnë në pasoja të rënda për tregun global të energjisë.  Të paktën kështu është shprehur kreu rus pas një bisede telefonike me kryeministrin irakian.

“U diskutuan përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të vendosur kufizime në çmimin e naftës së papërpunuar nga Rusia. Vladimir Putin vuri në dukje se veprime të tilla janë në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të tregut dhe ka shumë të ngjarë të çojnë në pasoja të rënda për tregun global të energjisë”, thuhet në një deklaratë nga Kremlini.

Dy liderët diskutuan edhe për situatën në veri të Irakut, ndërsa gjatë shkëmbimit të mendimeve në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në veri të vendit, Kremlini deklaroi se Putin avokoi për zgjidhjen e çështjeve të reja me mjete politike dhe diplomatike.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, The Guardian

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI