1. Fokusohuni tek mbështetja më shumë se tek ndërgjegjësimi
Kur vendosni të kontribuoni për një çështje kaq delikate sa është kanceri i gjirit sigurohuni që fokusi të jetë tek suporti që duhet t'i jepni personit, jo tek ndërgjegjësimi në përgjithësi. Mbështetja vjen në shumë forma, që nga kontributi financiar për ta, paruket, një trajtim ekstra, apo sigurimi i seancave të terapisë me psikologët. Të gjitha këto ndihmojnë njeriun që po përballet me kancerin e gjirit gjatë kësaj periudhe; si emocionalisht ashtu dhe fizikisht.
2. Ndihmoni me gjeste sado të vogla dikë që e dini se vuan nga kjo sëmundje.
"Më thuaj ç'mund të bëj për ty." Të gjithë pacientët e sëmurë e kanë dëgjuar shpesh këtë frazë dhe nuk e kanë parë më njeriun që jua tha...Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kohës së trajtimit ndihma të vijë në mënyra të ndryshme. Mund t'i ndihmoni duke i marrë fëmijët nga shkolla, duke i nxjerrë shëtitje qenin, duke i pastruar shtëpinë apo thjesht duke gatuar një drekë të mirë për ta. Mos i pyesni nëse kanë nevojë për ndihmë. Ndihmojini qoftë edhe duke u ofruar për t'i çuar ju në seancën e radhës së kemioterapisë.
4. Dhuroni rroba pranë qëndrës ku bëhen kemioterapitë
Ju nuk e dini sa mund të ndikoni tek jeta e një pacienti edhe nëse s'i flisni fare atyre. Interesohuni dhe dhuroni shalla, kapele, batanije, çarçafë, jastëkë apo çfarë të mendoni të arsyeshme pranë vendit ku të sëmurët marrin terapinë e tyre.
5. Shoqërojini ata në seancat e kimios
Ka plot njerëz që për një arsye a një tjetër s'kanë askënd që mund t'i çojnë bëjnë terapi. Nëse mundeni, bëhuni ju shoqëruesi i tyre sepse nuk e merrni dot me mend mirënjohjen dhe optimizmin që i jepni në ato momente vetëm përmes një gjesti kaq të thjeshtë.
6. Shkruani letra
Duke i përgatitur dhe dërguar letra në spital mund t'i bëni ta shohin ndryshe periudhën që po i frikëson më tepër në jetën e tyre. Tregojini që mendoni, kujdeseni dhe jeni aty për ta.
7. Dëgjojini, dëgjojini, dëgjojini
Kujtoni që kur flisni me një pacient që vuan nga kanceri jo domosdoshmërisht keni përballë një të mbijetuar apo hero që i shpëtoi paq sëmundjes. Ata jo gjithmonë duan (dhe munden) të jenë pozitivë, optimistë dhe të frymëzuar. As ju mos ju përgjigjeni duke i thënë se je luftëtar, por dëgjojini dhe tregojini se jeni prezent dhe gati për t'i ndihmuar me sa mundeni.
8. Merrni pjesë në maratona apo aktivitete të tjera që bëhen në tetorin rozë
Mund t'ju duket një aktivitet më shumë, por ka peshë dhe rëndësi pikërisht për shkak të kauzës. Bëni një grup shokësh/shoqesh dhe tregoni interes për të tilla aktivitete.
9. Edukoni veten dhe të tjerët pranë jush
Pas çdo tetori duket sikur ka një mungesë vëmendjeje në lidhje me këtë çështje. Kujtojini vetes dhe të tjerët pranë jush se nga edukimi nis parandalimi dhe rrjedhimisht ndërgjegjësimi.
- Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat
- Tetori rozë: 10 simptoma që nuk duhet t’i injoroni për kancerin e gjirit!
- Këta janë faktorët që rrisin rrezikun për kancerin e gjirit
- Faza 0 e kancerit të gjirit: Faktorët e rrezikut dhe parandalimi
- Çfarë mund t’i thuash (dhe çfarë JO) dikujt që ka kancer në gji
- Zona që s'duhet të neglizhoni kur bëni vetë-kontrollin e gjoksit
Burimi: Health News