Showbiz dhe TV

Loredana flet pas ndarjes nga Mozzik: 'E hapur për një dashuri dhe martesë të re'

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2022

Loredana flet pas ndarjes nga Mozzik: 'E hapur për një dashuri
Photo Credits: Prive TV/ YouTube

Gjatë eventit të Noizy-t, festës së tij me miq dhe kolegë përpara koncertit që do të japë në Tiranë, Prive intervistoi disa prej të ftuarve.

Ndër to, ishte edhe Loredana, e cila mes të tjerash, u pyet nëse "ka kohë vetëm për punë apo edhe për dashuri"?

26-vjeçarja u përgjigj:

"Për gjithçka. Unë jam gjithmonë e hapur për një dashuri të re. Kam qejf të martohem prapë dhe prapë të bëj fëmijë. Jam shumë e lumtur."

Nëse menduat edhe ju se "jam shumë e lumtur", do të thotë se Loredana është në një lidhje të re, "akoma jo" - thotë ajo. 

Pak kohë më parë, në një intervistë për “Blu News”, Loredana u shpreh:

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën. Por ai në fakt ka. Kjo bëhet përmes motrës sime sepse ajo kujdeset për të voglën time kur unë nuk jam aty. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më."

Loredana la të nënkuptuar se janë në këtë pikë ndoshta për shkak të Mozzik.

“Unë jam një person shumë i lehtë dhe nuk e kisha problem kur më telefononte.” Ajo u përgjigjej thirrjeve të tij edhe kur ishin të ndarë. “Po ishte pak më e veshtirë për të.”