Celebrity

Libri i princit Harry ‘do të shqetësojë familjen mbretërore’

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2022

Libri i princit Harry ‘do të shqetësojë familjen

Libri i ardhshëm me kujtime i princit Harry do t'i japin familjes mbretërore disa arsye më shumë për t'u shqetësuar, sipas burimeve të shumta.

Libri i dukës së Sussex-it përmban informacione “bombë”, zbuloi Page Six. Ai pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, pavarësisht raporteve se është shtyrë.

Një tjetër burim nga ekipi i botimit shtoi: "Ka shumë histori të reja për të kaluarën për të cilat Harry nuk ka folur më parë, për fëmijërinë e tij...ka disa përmbajtje që do ta bëjnë familjen e tij nervoze."

Harry po bashkëpunon me shkrimtarin dhe gazetarin fitues të çmimit Pulitzer, J.R. Moehringer, i cili ka shkruar më parë një libër me kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike, Phil Knight.

“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry në një deklaratë korrikun e kaluar. “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si në kuptimin e parë ashtu edhe në kuptimin figurativ dhe shpresoj që duke treguar historinë time – arritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e nxjerra – mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”

Harry - i cili u largua nga familja mbretërore me gruan e tij, Meghan Markle, në mars 2020 - tani jeton në Montecito, Kaliforni, me Meghan dhe fëmijët e tyre, Archie, 3 vjeç dhe Lili, 1 vjeç.

Artikuj të rekomanduar: