Ilaçi kundër gripit mund të japë rezultate edhe kundër Covid-19
Një ilaç eksperimental i zhvilluar për trajtimin e gripit ka treguar se mund të japë rezultate efektive edhe në luftën kundër Covid-19. Sipas ekspertëve gjermanë, ky medikament mund të frenojë përhapjen e virusit dhe në të njëjtën kohë mund të zvogëlojë shanset që sëmundja të zhvillohet në forma të rënda dhe serioze.
Aktualisht është duke u zhvilluar testimi i kafshëve për të konfirmuar gjetjet. Nëse rezultatet vijojnë të jenë po kaq pozitive edhe në vazhdim, sipas shkencëtarëve gjermanë, mund të arrihet deri në miratimin urgjent të ilaçit brenda pak kohësh.

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, dënohet me 9 vite burg!
Robinho, ish-lojëtari i kombëtares së Brazilit është dënuar me 9 vite burg, i akuzuar për përdhunim. Sipas Reuters, ishte Gjykata e Lartë në Itali që mori vendimin për 9 vite heqje lirie, duke e akuzuar për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare në 2013.
Në 2017-ën, gjykata në Milano zbuloi se Robinho dhe 5 brazilianë të tjerë po abuzonin me vajzën nën efektin e alkoolit teksa ndodheshin në një club nate.
Sipas OKB-së, 2024 rikthen fuqizimin e turizmit në të gjithë botën!
Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, u shpreh se ndonëse varianti i ri i Covid-19 është më i butë se të tjerët, po vijon ta pengojë rimëkëmbjen ekonomike. Ky proces pritet të jetë i ngadaltë dhe i pabarabartë në shumë vende të botës pasi ndikojnë kufizimet, shkalla e vaksinimit si dhe besimi i udhëtarëve.
2024 pritet të jetë për të gjithë edhe pse duke iu referuar ekspertëve të turizmit botëror përmirësimi do të nisë që këtë vit, pasi të kalojnë 3 muajt e vështirë të dimrit.
Në Evropë, Amerikë Veriore dhe Jugore turistët u rritën me 19%, ndërsa 17% vitin e kaluar dhe kjo krahasuar me vitin 2020.
Aktori francez humb jetën në moshën 37-vjeçare teksa bënte ski
Gaspard Ulliel, aktori francez i njohur për rolet e tij në A Very Long Engagement dhe Hannibal Rising ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare. Ai u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik në Alpe teksa bënte ski. Sipas të dhënave të para, ndonëse u dërgua menjëherë përmes një helikopteri në spital nuk ja doli t'i mbijetonte plagëve të marra në pistën e skive.
Shërbimet malore të ndihmës dhe policisë thanë se në zonën e aksidentit kryehen çdo ditë mesatarisht pesë ose gjashtë ardhje në ndihmë prej aksidenteve me skiatorët, në periudhën aktuale kur bora është forcuar.
Uilliel la pas të dashurën e tij këngëtare Gaëlle Piétri dhe një djalë.
Burimi: CNN, Reuters, The Guardian