Si hakmarrje ndaj çdo sanksioni që bota ka marrë ndaj saj, Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për disa nga vendet europiane. Më herët Finlanda njoftoi se do të kufizojë lëvizjen ajrore për aeroplanët rus, duke i bërë thirrje të gjithë vendeve europiane të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërkohë, Rusia ka ndaluar së fundmi të gjithë linjat ajrore me Letoni, Lituaninë, Estoni dhe Slloveninë. Dje, autoritetet ruse njoftuan për mbylljen e hapësirës ajrore për avionet e Bullgarisë, Polonisë dhe Çekisë, si kundërpërgjigje për vendimin e ngjashëm të marrë nga vendet e lartpërmendura.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka falenderuar forcat speciale të vendit të tij, duke thënë se "ata po përmbushin me shumë heroizëm detyrën ushtarake në Ukrainë."
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Gjermania dërgon armë dhe raketa antitank: Zhvillime të tjera në Ukrainë
- Si kundërshtimi i ukrainasve ka prishur planet e Putinit
- ‘Nuk pretendojmë dot që s’po ndodh asgjë’: Polonia refuzon të luajë me Rusinë
- Nga aktor komik në objektivin nr.1 të Rusisë: Kush është presidenti i Ukrainës?