
Rihanna dhe Lonardo Di Caprio mund të mos e pranojnë që po shoqërohen me njëri-tjëtrin, por sillen ndryshe. Këngëtarja 26-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar u panë sërish bashkë, këtë herë në një prej klubeve më të famshëm të New York-ut, Up and Down.Ata festuan aty deri në 4 të mëngjesit, për t’u larguar secili me makinën e tij.
Rihanna shkoi në festë pasi kishte ndjekur eventin e hapjes së dyqanit të ri Fendi.
Muajin e kaluar, ata u panë së bashku në disa festa hollivudiane, madje edhe duke qëndruar shumë pranë dhe duke u puthur me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, në klubin e natës ku çifti po qëndronte, ishte edhe Drake, një is hi dashur i Rihanna-s, por ata nuk iu afruan njëri-tjetrit.
Burimi: Daily Mail