Showbiz dhe TV

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2025

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht. Na falni shumë për mungesën e modestisë, por që…

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Nejse, le të shkruajmë për arsyen pse keni klikuar!

Blero solli album dhe mollëza të reja

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kur të do shtëpia, të do kojshia dhe paaak fare filler-at! Blero do të vijë me një album të ri dhe meqë jemi tek “e reja”, pse jo, edhe me ndryshime të rëndësishme në fytyrë. Këngëtari u shfaq me një ndryshim estetik, me mollëza pak më të ngritura dhe ballin që i shkëlqen. Epo, siç e kemi thënë, kirurgjia dhe ndryshimet estetike nuk janë më thjesht “punë grash”, ndaj jemi shumë të lumtur që po thyhet stigma.

G-Bani gjithashtu ka një hundë të re

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Sa herë hapim postimet e G-Banit në Instastory, kemi njëfarë frike se mos i ka për “BBVA 4”, por këtë herë na tregoi se ka bërë hundën. Ai publikoi një foto para-pas dhe ka një profil të ri. Faleminderit mjekut dhe kritikë Xhibos se hunda e parë e identifikonte. Nejse, shumë vonë tani.

Laerti tregoi për herë të 103532224 se i vjen keq që nuk e bëri dot gjysh të atin e ndjerë

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Laerti, nëse ka një gjë që e bën mirë, është të ripërsërisë të njëjtin rrëfim! Këtë herë, i ftuar në “E Diell” e tha sërish se e ka peng faktin që nuk ka komunikuar shumë me të atin dhe që nuk arriti ta bënte dot gjysh:

“Do doja të kisha folur shumë më tepër me të! Më kanë ikur shumë vite, po t’i mbledhësh në total, që nuk flisnim, përplaseshim dhe nuk flisnim. Më ka ngelur një peng i madh: iku pa e bërë gjysh,” u shpreh ai dhe nuk dukemi si të pashpirt, por qamë 15 herët e para, tani thjesht e lexojmë dhe rrotullojmë sytë.

Xheneta i kërkon llogari një goce tjetër se pse i shkroi çunit që po dilte

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Po, është aq absurde sa tingëllon, por Xheneta është si një ujk që nuk harron kurrë. Ajo përfitoi nga rasti kur e pa përballë në studion e “E Diell” moderatoren Sara Gjoka dhe i kërkoi llogari se pse i ka shkruar një djali që po njihej.

Ja dhe biseda e sikletshme:

Xheneta: Sara, pse u shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.
Sara: Çfarë rasti?
Xheneta: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.
Sara: Cili është?
Xheneta: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.
Sara: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë!

Nuk kam komente të tjera...

Rozana dhe Rezarta kanë bërë paqe?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Rozana Radi foli për përvojën e saj në “BBVA” tek emisioni “Goca dhe Gra”; tregoi se ka ndryshuar jeta e saj 100%, por edhe se është prekur kur ka parë se Rezarta Shkurta e ka mbështetur në një moment delikat për të, brenda shtëpisë së famshme.

“E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” tha artistja.

Në këtë botë, veç mali me malin s’takohen.

Se kemi 1 javë pa i kujtuar: Ç’po ndodh me Albën dhe Limin?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Të lidhur apo të ndarë? Marrëdhënia e Albës dhe Limit është mister mbase edhe për ata të dy, por meqë Alba u paraqit në studion e “Ferma VIP” me varësen (që peshon sa unë) që i ka dhuruar Limi dhe mendojmë se janë ende bashkë. Ose Alba do të jenë bashkë. Ose Limi s’e mban mend fare dhe s’e ka marrë fare mesazhin. Ose ç’na duhet neve…

Enada Hoxha konfirmon teorinë se kur je shumë e zënë, s’e ke mendjen te dhimbja e dashurisë

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Që të jemi të qartë: S’tha këtë Enada përballë Rudina Magjistarit, por u shpreh se është shumë i rëndësishëm është angazhimi në punë:

“Falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm (referuar divorcit nga Gerd Vaso). Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë. E kam zemrën plot”.

Pra, kur ndaheni, shkoni te njerëzit që ju duan, punoni dhe pastaj kur ta shihni tjetrin në rrugë do pyesni veten se ku e njihni.

Zhaku u kujdes maksimalisht që askush të mos e marrë mësysh Luanën

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

E kush do e besonte se Zhaku (Inida Gjata) beson në besëtytni? Jo ne, por ja që faktet tregojnë të kundërtën. Opinionistja e "Ferma VIP" i dhuroi një hudhër Luanës që të mos e hanë me sy, çka e shkriu me lot publikun (me pagesë). Tani, ta dini ç't'i dhuroni njerëzve vërdallë.