Celebrity

Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2021

Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Raffaella Carrà, prezantuesja dhe aktorja e njohur italiane është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.  Lajmin e vdekjes së saj e bëri me dije koreografi i njohur Sergio Iapino.

“Raffaella na la. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë."- shkroi ai. 

Raffaella, përveçse e famshme ishte personazh shumë i dashur për publikun. Ajo spikaste për vendosmërinë e saj në projektet që merrte përsipër, punë e cila e çoi drejt suksesit ndërkombëtar.Prej kohësh, ikona e ekranit italian vuante nga një sëmundje e rëndë, që u bë shkak për ndarjen e saj nga jeta.

 Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Carra, shumë e njohur për shqiptarët ishte këngëtare, kërcimtare, aktore dhe moderatore për një periudhë të gjatë kohë, duke filluar që nga vitet 1960 deri në fillim vitet 2000.

Ajo u shndërrua shpejt në ikonë argëtimi për njerëzit pasi tregoi se ishte e zonja të spikaste në skena që asokohe dominoheshin prej burrave të tillë si Corrado, Mike Bongiorno apo Pippo Baudo.

Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Disa prej këngët më të famshme të saj ishin "Rumore", "Com'e' bello far l'amore da Trieste in giu'" dhe "Salutala per me", e ndërsa programet më të njohura ishin "Carramba che Sorpresa, Carramba che fortuna", "Fantastico 3", "Canzonissima", etj.  Për shumë vite ajo punoi në televizionin  shtetëror italian, Tv Rai, e ndërsa në 1987-ën, firmosi kontratën me Mediaset.  Gjatë viteve 90-të, Raffaella prezantoi edhe programe të ndryshme për televizionin spanjoll, e ndërsa në 2001-shin, ishte moderatorja e Sanremo Song Festival.

Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Ndër të tjera, emri i saj njihej gjithashtu si gruaja e parë që doli me barkun jashtë para kamerave. Moderatorja e famshme asokohe  u përblall me kritika të ashpra nga Vatikani dhe kishat katolike që kishin parë shfaqjen e saj Canzonissima.

Ndonëse nuk la pas fëmijë ajo gjithmonë thoshte se "kishte me mijëra të tillë" falë programeve dhe njerëzve që takonte gjatë tyre.