Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Dashi dhe Demi

Jeta deri tani ka qenë e mbushur me pengesa që të është dashur t’i kapërcesh. Afërdita ishte në prapavijë nga 1 marsi deri më 12 prill dhe ajo kontrolloi shtëpinë e të ardhurave, duke e bërë të vështirë të përfitoje fitime ose të merrje një rritje page. Afërdita doli nga prapavija më 12 prill, por iu desh kohë që të rregullonte orbitën e saj. Por, tani ke arritur në një pikë kthese të shumëpritur për vitin 2025.

Jeta do të jetë shumë ndryshe nga tani e tutje – dhe shumë më e mirë. Fakti që Marsi, sundimtari yt, ishte në një pozicion të dobët në fillim të vitit 2025 e bëri të vështirë për ty që të bindje këdo për planet e tua (qoftë shefin, klientët, një mik apo partner romantik). Ishte si të ecje dy hapa përpara dhe një hap prapa, vazhdimisht. Me Afërditën në parapvijë, sigurimi i të ardhurave ishte i vështirë. Për ta bërë edhe më sfiduese këtë rrugë me pengesa, eklipset më 13 dhe 28 mars sollën ndryshime që kërkuan përshtatje. Pas kësaj, prilli dhe tri javët e para të majit sollën stuhi të forta kozmike.

Shenja e parë që energjia ndryshoi në një mënyrë fantastike ishte Hëna e re më 26 maj te Binjakët. Ajo ishte një Hënë e re e mbushur me dashuri dhe mundësi të arta që do të vazhdojë të të ndikojë fuqishëm për 10 ditë, deri më 5 qershor. Mund të jesh duke punuar në një projekt shkrimi apo duke hartuar një projekt komunikimi – ndoshta një seri të re podkastesh, një aplikacion etj. Do të kesh gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për të marrë një pushim – ndoshta në një vend pranë qytetit ku jeton. Mund të kesh udhëtuar nga 27 deri më 31 maji ose do të udhëtosh në javën e parë të këtij muaji, nga 1 deri më 8 qershor. Këto janë dy nga periudhat më të lumtura të vitit për ty, për të udhëtuar në distanca të shkurtra.

Nëse nuk mund të largohesh në fillim të qershorit, do të kesh një tjetër mundësi me Hënën e plotë në Shigjetar më 11 qershor (plus pesë ditë). Në këtë periudhë mund të ndjesh dëshirën për të udhëtuar më larg.

Saturni do të ndërveprojë me shenjën tënde dhe detyra e tij është të të përgatisë për vendime dhe veprime më të pjekura, pa marrë parasysh moshën. Saturni të kujton se koha po kalon dhe të motivon ta shpenzosh në mënyra më produktive atë.
Disa Dashë do të martohen, të tjerë do të bëjnë fëmijë ose do të blejnë shtëpinë e tyre të parë. Disa mund të vendosin të shkruajnë romanin e parë, të edukohen edhe më shumë, ose të marrin një detyrë të rëndësishme me më shumë përgjegjësi. Përfitimet që do të arrish ndërsa Saturni është në Dash do të kërkojnë punë të madhe, por kur të arrish qëllimet e tua, do të ndihesh më krenar/e se kurrë.

Sikur të mos mjaftonte që planeti i fuqishëm Saturni është në shenjën tënde, edhe Neptuni do të ndërveprojë me Dashin, duke dhënë një përvojë të shkurtër, por të rëndësishme. Neptuni është planeti i imagjinatës dhe krijimtarisë. Është edhe planeti i dashurisë së pakushtëzuar, ndaj mund ta çosh romancën në një nivel më të lartë, deri në atë pikë sa do të jesh gati të sakrifikosh kënaqësitë e tua që partneri/ja ose fëmija yt të përfitojë.

A ka ndonjë anë negative të ndërveprimit të Neptunit me Dashin? Po, mund të ketë – do të duhet të sigurohesh që të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të mos biesh në ëndërrime të kota herë pas here, sepse Neptuni sjell ëndrra me sy hapur, por ndonjëherë është e vështirë të dallosh nëse diçka është e vërtetë, apo thjesht një vizion i asaj që shpreson të shohësh.

Fatmirësisht, Saturni – planeti i së vërtetës – do të udhëtojë përkrah Neptunit për të të mbajtur të balancuar, të paktën deri më 20 shkurt 2026. Jupiteri – planeti i fatit të mirë – do të hyjë në Gaforre më 9 qershor dhe do të qëndrojë aty për pothuajse 13 muaj, deri më 30 qershor 2026. Jupiteri do të të mbushë me të mira në sektorin tënd të shtëpisë. Mund të zhvendosesh sepse do të marrësh me qira, do të blesh shtëpinë tënde të parë, ose do të bësh një rinovim të madh aty ku jeton tashmë. Ose mund të blesh një mobilie të re që e ndryshon krejt dhombën. Do të kesh mbështetje të madhe nga familja për qëllimet e tua këtë vit. Nëse ke nevojë për ndihmë financiare, duket se familja është gati të ndihmojë.

Mundësia mund të vijë më shpejt nga sa mendon, me Hënën e re në Gaforre më 25 qershor. Vetëm një ditë më parë, më 24 qershor, kemi Ditën më me Fat të Vitit, kur Jupiteri bën ndërvepron me Diellin. Jupiteri me fat do të luajë një rol të madh në këtë Hënë të re në shenjën tënde, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të të afruar më shumë me familjen.

Ke kaq shumë ditë që ndriçojnë për ty, i dashur Dash. Ke ditë të mrekullueshme, të ndara gjatë muajit. Nuk duhet të humbasësh asnjërën prej tyre!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Dashi dhe Demi

Ky është një muaj i rëndësishëm ku do të ndodhë një pikë kthese dhe më në fund, do të vijnë të mirat. Ke kaluar një periudhë financiarisht shpërblyese falë pranisë së Jupiterit, dhuruesit të fatit dhe bekimeve. Ai ka qenë në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave të fituara që nga maji 2024, por tani Jupiteri duhet të lëvizë përpara. Nëse shpresoje për një rritje page, do të ishte mirë ta shfrytëzosh ndikimin e Hënës së re të majit, e cila do të ketë fuqi edhe në qershor.

Jupiteri i fatit të mirë do të largohet nga sektori financiar i hartës tënde diellore më 9 qershor dhe nuk do të kthehet për 12 vjet. Kjo do të thotë që është momenti i duhur për të kërkuar një rritje page ose për të negociuar një pagë më të mirë për një punë të re në fillim të qershorit.  Në vitet në vijim do të kesh sërish mundësi për të rritur të ardhurat, sigurisht, por të kesh Jupiterin në anën tënde është e rrallë dhe e bën më të lehtë marrjen e një page më të mirë.

Rreth Hënës së plotë më 11 qershor do ta kesh përfunduar fokusin tënd mbi çështjet financiare. Nëse ke aplikuar për një hipotekë ose të duhet para për një rinovim, mund të marrësh fondet e nevojshme tani. Po ashtu, mund të përfundosh negociatat me kompaninë e sigurimeve për një pagesë, nëse shtëpia jote ka pësuar ndonjë dëm.

Ndërkohë, më 9 qershor dhe për gati 13 muajt në vijim, Jupiteri do të vendoset në shtëpinë tënde të tretë të udhëtimeve, duke të dhënë mundësi për të parë më shumë nga bota përreth teje në një mënyrë të papritur. Do të kesh pak më shumë se një vit kohë, deri më 30 qershor 2026, për të bërë plane, që mund të jenë edhe thjesht udhëtime të shkurtra me makinë—por shumë argëtuese.

Në Hënën e plotë të 11 qershorit, Jupiteri do të jetë në bashkim me Mërkurin, planetin e udhëtimeve, duke e bërë këtë një periudhë të mrekullueshme për një udhëtim me makinë. Çdo aspekt—restorantet që zbulon, akomodimi që rezervon, njerëzit që takon, pamjet që sheh—do të të mahnisin. Nëse dëshiron të udhëtosh për të parë një familjar, shko pa hezitim.

Kjo periudhë rreth 11 qershorit do të ishte gjithashtu ideale për të nënshkruar dokumente ligjore ose për të punuar në një projekt komunikimi. Shkruaj një dokument të rëndësishëm, puno në një projekt të ri, eksploro inteligjencën artificiale, ose mbaj një fjalim, pasi do të shkëlqesh në çdo detyrë që lidhet me artet e komunikimit.

Të gjitha këto fusha do të marrin një shtysë të trefishtë fati afër fundit të muajit. Dita më me fat e vitit do të jetë më 24 qershor, kur Jupiteri do të bashkohet me Diellin në Gaforre, në shtëpinë tënde të tretë të udhëtimeve dhe komunikimit. (Nëse nënshkruan dokumente në këtë ditë, ka gjasa që do të përfitosh financiarisht.) Ditën pas saj, më 25 qershor, do të vijë një Hënë e re mahnitëse që do të nxisë dëshirën tënde për të udhëtuar. Jo vetëm që udhëtimi do të të kënaqë, por edhe koha me familjen do të jetë e bukur dhe përmbushëse.

Qershori do të jetë padyshim një muaj i bukur për ty, sepse Afërdita, sunduesja jote, do të kalojë në Dem nga 5 qershori deri më 4 korrik, duke ndriçuar jetën tënde romantike. Kur Jupiteri të lidhet me Marsin, mund të kesh një fundjavë jashtëzakonisht romantike (më 21-22 qershor).

Nëse ke pasur një dëshirë të thellë që pothuajse e ke braktisur, mund ta shohësh të realizohet para syve të tu deri në gusht. Nëse jo atëherë, ki durim. Ajo dëshirë ka shumë gjasa të realizohet kur Saturni të kthehet në Dash nga 13 shkurt 2026 deri më 12 prill 2028.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.