Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Binjakët dhe

Disa nga planetët po bëjnë ndryshime të rëndësishme në pozicionet e tyre dhe kjo mund të sjellë lajme si në nivel individual, ashtu edhe në atë personal. Gjithashtu, pas shumë muajsh që planetet si Marsi, Mërkuri dhe Afërdita kanë qenë në prapavijë, do të ndiesh një ndryshim të madh, pasi ata janë fuqizuar dhe janë rikthyer në gjendje normale. Po agon një ditë e re dhe më në fund, do të shohësh qëndrueshmëri dhe produktivitet.
 
Hëna e re që ndodhi muajin e kaluar, më 26 maj, ishte e mrekullueshme. U shfaq te Binjakët dhe hapi derën për një mundësi të re që mund të duash ta eksplorosh për karrierën tënde. Një treshe planetësh të fuqishëm e mbështeti këtë Hënë të re—Saturni, Neptuni dhe Plutoni. Mundësia për t’u ngjitur në karrierë mund të lidhet me talentin që ke në botim apo transmetim. Po ashtu, është e mundur që një marrëdhënie ndërkombëtare ose një kompani me bazë në një vend të huaj të të ofrojë një shans të jashtëzakonshëm për sukses. Në mënyrë alternative, mund të kesh fat në fushën akademike ose përmes sistemit ligjor.
 
Jupiteri është gati të përmbyllë udhëtimin e tij njëvjeçar te Binjakët më 9 qershor, por mos u trishto. Jupiteri do të kalojë në fazën e dytë të ciklit të tij—në Gaforre—dhe do të qëndrojë atje për gati 13 muaj, deri më 30 qershor 2026. Pasi të hyjë në Gaforre, ky planet do të të ndihmojë të shohësh përfitime financiare nga farat që ke mbjellë gjatë vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, je gati të hysh në vitin më të shpërblyeshëm financiar dhe mund të rezultojë të jetë edhe më i miri i jetës suaj.
 
Në Hënën e plotë më 11 qershor, në shenjën tënde të kundërt, Shigjetari, mund të jesh gati të firmosësh dokumente me një partner biznesi ose ekspert tjetër. Shtëpia që do të ndizet është ajo e martesës, kështu që nëse je i/e dashuruar, mund të jesh gati për fejesë. Saturni dhe Neptuni do të punojnë në kahe të kundërta me Mërkurin dhe Jupiterin, prandaj mos bëj supozime, por shumë pyetje sepse duhet të jesh i/e qartë për çdo sipërmarrje ose marrëdhënie të re që fillon. Nëse nxitohesh, mund të biesh pre e pritshmërive të ekzagjeruara, ndaj ec ngadalë dhe shqyrto çdo detaj.
 
Mundësia për të fituar një shumë të madhe është aty, por do të të duhet të shikosh nga afër kushtet—ka gjasa që do të kesh nevojë për ndihmën e një avokati. Marsi do të japë mbështetje duke formuar një simbiozë të bukur me Diellin dhe Hënën e re (një aspekt pozitiv mundësie) më 26 qershor, kështu që është e qartë që lidhet me ecjen përpara. Për sa kohë që avokati yt të sqaron çdo klauzolë apo term që nuk është në interesin tënd, mund të vazhdosh. Ndërsa nuk duhet të nxitohesh, njëkohësisht mos lejo që gjërat të zvarriten, sepse Mërkuri do të hyjë në prapavijë nga 18 korriku deri më 11 gusht. Qëndro sa më larg këtyre datave!
 
Largimi i përkohshëm i Saturnit nga shtëpia e dhjetë profesionale më 24 maj do të ketë një ndikim të thellë tek ti deri më 1 shtator. Saturni ka ushtruar mjaft presion mbi ty në karrierë dhe gjithashtu në jetën tënde familjare, por tani do të sjellë një ndikim më të lehtë, më të qetë dhe do të marrësh frymë lirisht. Çdo planet i madh (si Saturni), kur ndodhet në “këndet” e hartës astrologjike (shtëpia e parë, e katërt, e shtatë apo e dhjeta), gëzon trefish fuqi në ato shtëpi. Saturni të ka nxitur të jesh më i/e pjekur dhe të marrësh vendime të reja në fushën e karrierës.
 
Lajme të tjera të mira financiare ka gjasa të vijnë në ditën më me fat të vitit, më 24 qershor, kur Jupiteri të bashkohet me Diellin. Ditën tjetër, më 25 qershor, do të vijë Hëna e re, e cila bashkëpunon me Diellin dhe Jupiterin—të pozicionuar në Gaforre—duke të të dhënë një mundësi të shkëlqyer për të fituar para.
 
Saturni do të rikthehet në sektorin tënd të karrierës vetëm për disa muaj për të ndihmuar në mbylljen e çështjeve të pambyllura më 1 shtator 2025 dhe do të qëndrojë deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, do të jesh i/e lirë nga çdo presion karriere deri në prillin e vitit 2052. Yhyy, ke mbajftueshëm kohë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2025: Binjakët dhe

Diçka emocionuese është gati të ndodhë në karrierën tënde dhe së shpejti mund të të kërkohet të marrësh një rol me më shumë përgjegjësi. Saturni, në udhëtimin e tij 29-vjeçar rreth Diellit, arriti në shtëpinë tënde të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë më 24 maj, kur hyri në Dash. Saturni do të qëndrojë në sektorin tënd profesional deri më 1 shtator. Herën e fundit që Saturni ishte në Dash, në këtë pozicion në hartën tënde diellore ishte që nga prilli 1996 deri në mars 1999.
 
Qëllimi i Saturnit është të të tregojë që ti ke forcën e brendshme, maturinë dhe përvojën për të marrë më shumë përgjegjësi dhe së shpejti do të të ofrohet një pozicion me më shumë pushtet dhe peshë. Ka shumë gjasa që do ta pranosh ofertën, pasi përfaqëson një hap të qartë përpara dhe do të jesh i/e etur të mësosh aspektet e reja të punës. Herë pas here (nëse e pranon këtë rol, rruga nuk do të jetë e lehtë), por do të kesh pranë një person më të vjetër dhe me përvojë që do të të ndihmojë të kuptosh se si duhet të sillesh në një fushë të re që lidhet me specializimin tënd.
 
Gjithashtu, në fund të muajit të kaluar, më 26 maj, në Hënën e Re, mund të kesh pasur një mundësi për të punuar në një projekt që të lejoi të fitoje para shtesë. Ke pasur shpenzime të larta kohët e fundit dhe shpenzimet e mëdha do të vazhdojnë deri më 17 qershor, kur Marsi do të largohet nga Luani dhe nga shtëpia jote e dytë e parave. Me fjalë të tjera, shpenzimet e tua, të cilat kanë qenë të larta që nga mesi i prillit, do të lehtësohen nga mesi i qershorit. Ndoshta kishe nevojë për shumë gjëra dhe nuk pate kohë për të bërë blerje më herët—ndaj u furnizove me to gjatë javëve të fundit.
 
Lajmi më i madh është se Jupiteri hyn në Gaforre më 9 qershor. Kjo është vizita e parë e Jupiterit në Gaforre pas 12 vitesh. Ke pritur me durim për të hyrë në “Vitin tënd të Smeraldit”, dhe kjo do të ndodhë pikërisht tani. Jupiteri do të qëndrojë në shenjën tënde për gati 13 muaj, deri më 30 qershor 2026. Ky është një lajm i mrekullueshëm, pasi tani je i/e preferuara e universit, më i/e favorizuara se çdo shenjë tjetër. Sa më herët të kesh lindur në shenjë (p.sh., me ditëlindje në qershor), aq më herët do ta ndjesh ngrohtësinë dhe fatin e mirë të Jupiterit.
 
Befas, do ta gjesh veten në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të përfituar nga mundësitë që po vijnë drejt teje. Nëse ke shpresuar të gjesh dashurinë e jetës tënde, shanset nuk kanë qenë kurrë më të mira.
 
Duhet të përfshihesh në këtë fenomen astrologjik, ndaj tregoje universit që je gati të ngrihesh dhe të kapësh yjet. Ndërsa ka gjasa që diçka të vijë vetë në derën tënde, mënyra se si funksionon më së miri astrologjia është të tregosh gatishmëri për të shtuar mundësitë, duke shqyrtuar oferta dhe duke kërkuar raste të reja.
 
Do të kesh një ide shumë të qartë për atë që të pret pas Hënës së re më 25 qershor në Gaforre—dhurata më e mirë e mundshme për shenjën tënde. Një ditë më parë, më 24 qershor, që përkon të jetë dhe data më me fat e vitit, Jupiteri do të bashkohet me Diellin në Gaforre dhe do të ketë ndikime të mëdha pozitive, që përputhen në mënyrë fantastike për interesat e tua.
 
24 qershori, dita më me fat e vitit, sjell gëzim, shpërblim dhe fat. Përdore këtë ditë për çdo përpjekje ku ndjen se dëshiron të kesh përparësi ndaj të tjerëve:
Bëj një intervistë pune
Nis një fushatë reklamuese
Fillo një sipërmarrje të re
Mbyll një marrëveshje për një shtëpi
Merr një vendim të rëndësishëm
Apo ndërmerr çdo hap tjetër që do të të sjellë lumturi nëse gjithçka shkon si duhet (dhe ka shumë gjasa që do të shkojë!).
 
Bëj një prezantim, aplikim për universitetin që dëshiron, ose bli diçka të bukur për shtëpinë tënde. Shko në një takim të parë, ose merr pushimet e gjata që ke ëndërruar. Jupiteri shton një prekje luksi, ndaj nëse nuk di çfarë të bësh atë ditë, shko në një spa dhe përkëdhele veten. Ose darko me personin që do. Bota është në duart e tua tani që Jupiteri po kalon në Gaforre!

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.