Këtë vit nuk kemi pasur shumë Hëna të reja dhe të plota miqësore, por që tani e tutje, jeta do të bëhet më e lehtë. I ke thënë “lamtumirë” një sërë planetesh që kanë qenë në prapavijë — konkretisht Mërkuri, Marsi dhe Afërdita — që nga 25 nëntori 2024 dhe deri në mesin e prillit të këtij viti. Të gjithë këto planete kishin nevojë për kohë shtesë për të normalizuar orbitat e tyre, ndaj, edhe pse kishim shpresa që prilli do të ishte muaj i lehtë, nuk ndodhi. Lajmi i mirë është se më në fund, 2025 është gati të nisë zyrtarisht, duke të lejuar të jesh më produktiv/e dhe të fitosh më shumë të ardhura.
Për fat, planeti i energjisë, Marsi, hyri në Luan në prill dhe do të qëndrojë në shenjën tënde deri më 17 qershor. Të kesh Marsin në Luan është një avantazh i madh, sepse Marsi do të të japë kontroll dhe do të ta bëjë më të lehtë marrjen e miratimeve nga persona të rëndësishëm për idetë e tua. Edhe jeta jote personale do të ecë më mirë, me bashkëshortin/en ose të dashurin/en, miqtë dhe të afërmit që të mbështesin në planet e tua.
Të kesh Marsin në Luan do të të bëjë të ndihesh më tërheqës/e, madje mjaft joshës/e dhe magnetizmi yt do të jetë në kulmin historik. Marsi vjen vetëm çdo dy vjet, ndaj përdore këtë kohë për të qenë sa më social/e—deri më 17 qershor.
Një Hënë e plotë e mrekullueshme për romancë, ndoshta më e mira e vitit 2025, do të ndodhë më 11 qershor në Shigjetar, duke ndriçuar shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë. Kjo datë qëllon të mërkurën, por të gjitha Hënat e plota ndikojnë për rreth pesë ditë, duke përfshirë edhe të dielën më 15 qershor. Nëse ke mundësi të marrësh pushim, kjo periudhë e Hënës së plotë do të ishte perfekte për një udhëtim jashtë vendit—do të jesh në humor për të shpenzuar pak.
Hëna e re e muajit të kaluar, më 26 maj, të ka futur në një humor shumë social dhe kjo do të vazhdojë fuqishëm për muajt në vijim, veçanërisht në javën e parë të qershorit. Mund të jesh i/e etur për t’u rilidhur me miq që nuk i ke parë prej kohësh. Mund të zbulosh se je duke organizuar dreka, darka, vizita në muze, plane për shopping—madje edhe të rezervosh për të shkuar në një koncert apo një shfaqje në teatër. Në qershor dhe javët që vijnë, është koha të shijosh jetën dhe të relaksohesh.
Më 9 qershor, planeti i fatit, Jupiteri, do të hyjë në Gaforre dhe në shtëpinë tënde të dymbëdhjetë të privatësisë, për një qëndrim njëvjeçar. Do të fillosh të përgatitesh për 2026-ën, vitin më të rëndësishëm dhe me fat të jetës tënde. Me një vit kaq të veçantë që po afrohet (pas 11 vitesh pritjeje), do të jetë e udhës të dish saktësisht çfarë dëshiron të arrish deri në momentin që fillon “Viti yt i Smeraldit” në qershor 2026.
Para se Jupiteri të arrijë në Luan, ai do të qëndrojë në Gaforre (nga 9 qershori 2025 deri më 30 qershor 2026) dhe do të fillosh të dëgjosh që persona të rëndësishëm po flasin mirë për ty kur nuk je prezent/e. Ky është efekti i “engjëllit mbrojtës”, (kur Jupiteri kalon në shtëpinë e dymbëdhjetë). Ky pozicion i Jupiterit është gjithashtu i shkëlqyer për t’u lidhur me një profesionist për shërimin e trupit, mendjes ose shpirtit.
Këtë muaj kemi ditën më me fat të vitit, që do të ndodhë më 24 qershor, kur dielli, planeti yt sundues, do të bashkohet me Jupiterin. Përdore këtë ditë për të ndërmarrë një veprim që mendon se do të përfitonte nga një avantazh i veçantë. Ka ditë kur ndodh diçka e rëndësishme dhe është ngushëlluese të dish që ke një element të veçantë fati në anën tënde.
Hëna e re e 25 qershorit do të ndodhë në Gaforre dhe do të sjellë mundësi të fshehta, konfidenciale apo lajme që lidhen me shëndetin. Bëj një plan dhe nis të mendosh për gjërat që do të arrish. Nëse nuk e di çfarë do, është më e vështirë që universi të të sjellë oferta dhe shanse. Përfytyro një film të vogël në mendjen tënde ku je aktori kryesor. Je krijues/e, ndaj kjo është detyra jote gjatë këtij muaji. Mund të marrësh shumë kënaqësi nga ky proces.
Karriera jote po shkon shumë mirë. Deri tani, Afërdita ka arritur në pozicionin më të lartë të hartës tënde — në shtëpinë tënde të dhjetë të famës dhe nderit — dhe është gati të bashkohet me planetin e surprizave, Uranin, në ditët e para të korrikut. Kjo mund të sjellë një përparim të papritur në karrierë, për kënaqësinë dhe habinë tënde.
Jeta mund të ketë qenë mjaft emocionuese për ty kohët e fundit. Ndërsa hyn në qershor, mund të kesh marrë një ofertë mbresëlënëse në karrierë, falë Hënës së re më 26 maj, e cila ndriçoi shtëpinë tënde të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Kjo Hënë e re çeli një rrugë të re për ty dhe do të të lejojë të arrish lartësi më të mëdha (nëse dëshiron) në dy javët pas shfaqjes së saj. Në fillim të qershorit, fokusohu tërësisht në shqyrtimin e një apo dy mundësive që të janë paraqitur. Hëna e re e 26 majit ishte më e rëndësishmja e vitit 2025 për të bërë një hap të madh përpara në rolin tënd profesional.
Pas datës 17 qershor, Marsi, planeti i veprimit, do të fillojë të kalojë në Virgjëreshë për herë të parë pas dy vitesh. Sapo Marsi të hyjë në Virgjëreshë (që do të qëndrojë deri më 6 gusht), do të kesh hyrë në një periudhë të rëndësishme, ku do të jesh jashtëzakonisht i/e favorizuar.
Megjithatë, sunduesi yt, Mërkuri, do të jetë në prapavijë në muajin e ardhshëm nga 18 korriku deri më 11 gusht dhe kjo do të ndikojë në shenjën tënde, prandaj, përpiqu të përmbushësh prioritetet më të rëndësishme gjatë qershorit ose në tetë ditët e para të korrikut.
Shëno datën 4 qershor, kur Jupiteri te Binjakët dhe shtëpia jote e dhjetë profesionale do të bashkojnë forcat me Afërditën në Dash—do të jesh padyshim një prej personave që do të tërheqësh më shumë vëmendje. Planeti yt sundues është Mërkuri dhe ai do të bashkohet me Jupiterin më 8 qershor (e diel)—një ditë e shkëlqyer për të bërë një udhëtim. Nëse ke për të shkruar një artikull/dokument të rëndësishëm, fjalët e duhura do të të vijnë lehtë atë ditë. Kjo është gjithashtu dita më e mirë për të nënshkruar një kontratë. Edhe pse është e diel, nëse ke një takim atë ditë, gjasat janë që gjithçka të shkojë në favorin tënd. Po kërkon të blesh diçka të veçantë? Kjo është dita jote me fat gjithashtu. Mërkuri dhe Jupiteri bashkëpunojnë kështu vetëm një herë në vit—shfrytëzoje sa më mirë këtë ditë!
Jupiteri do të largohet nga Binjakët dhe nga shtëpia jote e dhjetë e karrierës më 9 qershor, ndaj nëse ke diçka për të bërë në karrierën tënde, bëje këtë në ditët e para të muajit. Më 9 qershor, Jupiteri do të hyjë në Gaforre për herë të parë këtë dekadë dhe do të ndriçojë shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë të gëzimit, miqësisë dhe aktiviteteve shoqërore. Gjatë vitit të fundit, je inkurajuar të përqendrohesh ekskluzivisht në karrierë, por tani ke krijuar një bazë të fortë dhe mund të fillosh të planifikosh aktivitete më të këndshme për veten.
Astrologët e lashtë kanë shkruar se një dëshirë e shtrenjtë për zemrën—qoftë shpirtërore apo materiale—mund të bëhet realitet, edhe nëse kishe filluar të dyshoje se do të ndodhte ndonjëherë. Tani do të kesh një mundësi për ta realizuar atë ëndërr midis 9 qershorit 2025 dhe 30 qershorit 2026, kur Jupiteri do të largohet (thuajse pas 13 muajsh).
Më 25 qershor, do të vijë Hëna e Re në Gaforre, një nga më të mirat e vitit. Në ditët në vijim, mund të zbulosh se je i/e ftuar në një festë luksoze, dasmë apo mbledhje tjetër që mezi do ta presësh. Në muajt që vijnë, do të dalësh më shpesh dhe do të takosh shumë njerëz të rinj dhe ndër ta, një ose dy mund të bëhen miq shumë të ngushtë.
Tani le të shohim jetën tënde familjare, e cila gjithashtu do të sjellë lajme këtë muaj. Për këtë duhet të kthehemi te Hëna e Plotë e 11 qershorit, e cila do të ndriçojë sektorin tënd të shtëpisë dhe familjes. Brenda pesë ditëve nga kjo datë, vëmendja jote do të përqendrohet te jeta private dhe familjare. Marsi, planeti i veprimit, do të jetë në një pozicion të favorshëm për të të dhënë mundësi për të adresuar çështje që lidhen me shtëpinë, familjen ose karrierën.
Si përfundim: Ke një muaj të mrekullueshëm përpara!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.