Celebrity

Dështake?! Glenn Close, që ka 8 nominime Oscars dhe 0 çmime, dëshiron të qartësojë një gjë

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2021

Dështake?! Glenn Close, që ka 8 nominime Oscars dhe 0 çmime,

Pra, ti nominonesh për Oscars dhe njerëzit guxojnë të të quajnë dështake...botë e çuditshme!

Glenn Close është nominuar katër herë për çmimin “Aktorja më e mirë” në Oscars. Në total, aktorja numëron 8 nominime dhe 0 çmime. Kur ylli i “Minari” Youn Yuh-jung fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në rol joprotagonist”, Los Angeles Times publikoi një artikull me titull, “Pas 8 humbjeve në Oscars, Glenn Close është aktorja më e nominuar pa një fitore”.

Në një komunikim për Associated Press, aktorja u shpreh se nuk e ka lexuar artikullin, por megjithatë u përgjigj: “Së pari, nuk mendoj që jam një dështake.”

“Kush në atë kategori është dështak? Ju jeni atje, jeni me pesë njerëz të nderuar. Çfarë është më mirë se kaq? Sinqerisht mendoj që shtypit i pëlqen të ketë fitues dhe humbës. Dhe pastaj thonë kush është veshur më keq? Pastaj, kush mbajti fjalimin më të keq."

Karriera e Close, ndonëse nuk ka një çmim Oscar, përfshin disa nga çmimet më të rëndësishme, si Emmy, Golden Globe and Tony Awards. Ajo është nominuar për Grammy dhe është nominuar në Oscars për filmat “The World According to Garp”, “The Big Chill”, “The Natural”, “Fatal Attraction”, “Dangerous Liaisons”, “Albert Nobbs”, “The Wife” dhe “Hillbilly Elegy.”