Jennifer Lopez nuk do të lejojë asnjë ta quajë gënjeshtare, aq më pak nëse bëhet fjalë për lëkurën dhe kujdesin ndaj saj.
Pak ditë më parë Jennifer, postoi një video në llogarinë e Instagramit, ku fliste për linjën e re të JLo Beauty. Pa asnjë grimcë make up-it, lëkura e këngëtares dukej një mrekulli. Sipas Lopez, kjo falë maskave të saj, ndërsa sipas disa fansave, falë botoksit të përdorur rregullisht.
"Kjo është maska më e mirë që kam përdorur ndonjëherë. Vendosni dhe lëreni 20 minuta në fytyrë. Kur ta hiqni do të keni hequr gjithashtu 10 vite nga lëkura. Siç e shihni, nuk kam asnjë vijë (rrudhë) në lëkurë, falë kësaj." - dëgjohet të thotë Lopez e cila mohon të ketë përdorur ndonjëherë botoks në fytyrë.
View this post on Instagram
"A mund të përmendësh gjithashtu që vetullat dhe balli yt nuk lëvizin kur ti flet ose përpiqesh të shprehesh përmes gjesteve? Sigurisht që ke bërë botoks dhe shumë madje! Nuk ka asgjë të keqe, por thjesht po them."- i shkruan një prej ndjekësve skeptikë.
JLo nuk e la një koment si ky t'i shpëtonte dhe për herë të 500 përsëriti:
"Eshtë thjesht fytyra ime. Për herë të 500, nuk kam bërë kurrë botoks apo injeksione të tjera. Merr ca produkte nga JLo për t'u ndjerë e bukur me fytyrën tënde."
Dhe s'e la me kaq.
"Një tjetër sekret bukurie që do të them është të fokusohesh më shumë tek pozitiviteti. Bëhu më e mirë, më pozitive dhe mos e kalo kohën tënde duke i bërë të tjetët të ndihen keq. Kjo do të të mbajë të re dhe shumë të bukur."
Kohë më parë, Lopez është shprehur për Glamour se nuk ka asgjë kundër këtyre injeksioneve, por s'bëjnë për të pasi preferon një pamje më natyrale.
Përveç të tjera, Jenny i beson teorisë që thotë se fytyra e jashtme është reflektim i asaj çfarë ti je brenda! Ky është rregulli numër 1.
Burimi: Glamour