Anabel Picks

Ky manekin shqiptar ka më shumë se 1.7 milion ndjekës

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2020

Ky manekin shqiptar ka më shumë se 1.7 milion ndjekës

Në grupin e njerëzve më të ndjekur shqiptarë, një prej tyre është më i veçantë se të tjerët. Nuk është as këngëtare e njohur, si Loredana, Enca, Dhurata Dora, Elvana Gjata etj., nuk është as reper i suksesshëm si Ledri Vula, Mozzik apo Noizy dhe nuk është as show girl si Luana Vjollca. Praktikisht është thjesht një manekin gruaje që vendoset gjithmonë në të njëjtën hapësirë; fantazia e materializuar e Valdrin Sahitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiofficial)

Plot 1.7 milionë ndjekës ka grumbulluar profili i dizajnerit në Instagram, një profil i mbushur vetëm me krijimet e tij të prezantuara në manekin ose të veshura nga personazhe të njohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiofficial)

Prej kohësh, Valdrini kuron imazhin e disa prej personazheve shqiptarë më të suksesshëm. E veçanta e tij lidhet jo me faktin e të krijuarit veshje domosdoshmërisht të bukura, por veshje që lidhen në mënyrë organike me stilin e personazhit dhe transmetojnë një domethënie.

Ky manekin shqiptar ka më shumë se 1.7 milion ndjekës

Mjafton të kujtojmë fustanin e shkurtër të fryrë të Era Istrefit në Top Awards. Asokohe u krahasua me një mjellmë të zezë. Përgjithësisht mjellma e zezë paralajmëron ngjarje të furishme dhe duke marrë parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të BonBon, dyshojmë që fustani i zi i Valdrinit të ketë qenë rastësor. Kujtojmë edhe imazhin e Elvanës te koncerti recital për albumin "3"

Ky manekin shqiptar ka më shumë se 1.7 milion ndjekës

apo atë të koncertit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky manekin shqiptar ka më shumë se 1.7 milion ndjekës

Suksesi i Valdrinit, fillimisht me emra si Elvana, Nora Istefi, Liberta Spahiu, Eleonora Jakupi etj., u pasua më vonë nga emra me famë ndërkombëtare. Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesi shqiptar, si: Fanrasia TaylorYvonne OjriBebe Rexha dhe Iskra Lawrende. Chloe dhe Halle, motrat e preferuara të Beyonce, performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Përpos kësaj, pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland, yllin e “Destiny’s Child”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiofficial)

Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas, si dhe fustanin e saj të ditëlindjes së 28-të. Sahiti veshi Paris Hilton në nëntor MTV American Music Awards. Dhe sigurisht, qershia mbi tortë, Beyonce në pre-Grammy Gala në janar të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiofficial)

“Kur shoh pas, nuk dua të ndryshoj asgjë. Vendosa ta prezantoj artin tim përmes një kukulle prej druri, por përmes një dashurie njerëzore.” – shkroi ai në dhjetor të një viti më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiofficial)

MOS I HUMBISNI