Celebrity Style

Kelly Rowland shkëlqen me fustanin e Valdrin Sahitit

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2019

Kelly Rowland shkëlqen me fustanin e Valdrin Sahitit

Listës së gjatë të personazheve të famshëm, të cilët zgjodhën dizajnerin Valdrin Sahiti për evente apo festa të rëndësishme, i shtohet edhe Kelly Rowland. Duket se në festën glamoroze të Diddy-t, organizuar me rastin e 50-vjetorit të tij, nuk ishte vetëm Beyonce e veshur nga dizajnerë shqiptarë.

Ylli i Destiny’s Child u paraqit me një fustan të zi të Sahitit, i çarë në njërën. Fustani zbulon supet dhe ka mëngë të gjata që zbresin në formë dorezash.

Kelly Rowland shkëlqen me fustanin e Valdrin Sahitit

Nuk është hera e parë që Valdrin Sahiti bashkëpunon me yje me famë botërore për evente dhe promovime të famshme. Përmendim këtu Chloe dhe Halle Bailey, motrat që menaxhohen nga Beyonce, Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha dhe Iskra Lawrende. Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas.

Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente. 

MOS I HUMBISNI