Bota

Kolegji Elektoral konfirmon zyrtarisht: Biden fitoi, Trump humbi

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2020

Kolegji Elektoral konfirmon zyrtarisht: Biden fitoi, Trump humbi

Kolegji Elektoral konfirmoi Joe Biden si president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, duke ratifikuar fitoren e tij në nëntor pavarësisht refuzimit të presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen.

55 votat elektorale të Kalifornisë e vendosin Biden në krye. Pas votimit, Biden, i cili do të inaugurohet muajin tjetër, mbajti një fjalim që hodhi poshtë refuzimin e Trump për të pranuar humbjen dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

"Në Amerikë, politikanët nuk e marrin pushtetin, populli ua jep atë", tha Joe Biden, duke shtuar: "Flaka e demokracisë ishte ndezur në këtë komb shumë kohë më parë. Dhe tani e dimë që asgjë, madje as një pandemi ose abuzim i pushtetit, nuk mund ta shuaj atë flakë. ”

Disa republikanë kanë pranuar se Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Në SHBA, presidenti dhe zëvendëspresidenti nuk zgjidhen zyrtarisht nga vota e popullit, por nga Kolegji Elektoral, ku të zgjedhurit për çdo shtet votojnë për presidentin. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, Biden mori 306 vota të Kolegjit Elektoral nga 270 të nevojshme, ndërsa Trump siguroi 232.

Në fund të nëntorit, i pyetur nga gazetarët nëse ai do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse votimi i Kolegjit Elektoral rezultonte kundër tij, Trump tha: “Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë. Nëse e bëjnë, kanë bërë një gabim.” Trump shtoi se do të ishte "një gjë shumë e vështirë për t’u pranuar”.

Burimet: Associated Press, Financial Times