#1 – Ata po përpiqen t’ju njohin përsëri
Jo çdo tekst nga një ish, automatikisht do të thotë që ata duan të kthehen me ju. Ata thjesht mund të jenë duke u përshëndetur ose duke iu folur si një mik, por, nëse vazhdojnë t’ju dërgojnë mesazhe rregullisht, kjo mund të tregojë për diçka më shumë.
Zakonisht, ata mund të fillojnë t’ju pyesin për karrierën, jetën tuaj private, familjen etj.
#2 – Janë gjithmonë ata që fillojnë komunikimin
Me siguri, ju shkruajnë të parët dhe ju kthejnë përgjigje direkt, pa ju lënë aspak në pritje.
#3 – Fillojnë t’ju tregojnë se çfarë po ndodh në jetën e tyre
Nëse ish-i juaj po fillon t’ju flasë për gjëra personale apo gjëra që i kanë ndodhur, edhe pse ju s’po i pyesni apo nuk po interesoheni, ata me siguri po përpiqen të “rilidhen” me ju në një mënyrë më personale dhe romantike.
#4 – Shfaqin xhelozi
Nëse ish-i juaj do që të jeni vetëm miq, ai s’do shqetësohej për vogëlsira apo edhe nëse ju jeni duke njohur dikë tjetër.
Nëse ndjeni pak xhelozi, ka shumë të ngjarë që ata të kenë ende ndjenja për ju dhe ndoshta po shpresojnë për një pajtim.
#5 – Ndajnë statusin e tyre
Nëse ata fillojnë t’ju thonë se janë beqarë, ka patjetër një arsye pse po e thonë këtë. Presin që edhe ju të thoni diçka për jetën tuaj private, si dhe njëkohësisht ju vënë në dijeni se janë vetëm.
#6 – Qëndrojnë në rrjetet sociale
Me siguri, ata nuk pranojnë t’ju heqin nga Instagram-i apo diku tjetër. Nëse ata duan të kthehen, mund të keni vënë re që ai ju “pëlqen” më shumë fotot, ju komenton (në inbox/Direct Message) dhe me siguri e sheh profilin tuaj rregullisht çdo ditë.
#7 – Vazhdojnë t’ju sjellin ndër mend kujtime
Nëse ish-i juaj po gjen mënyra për të folur për kujtimet tuaja të lumtura, atëherë kjo është një nga mënyrat më klasike që ai t’ju thotë se i mungon dhe shpreson në një rikthim të mundshëm.
#8 – Gjejnë justifikime të rastësishme për të folur me ju
Nëse ju vijnë mesazhe të tipit: “Pashë këtë dhe mu kujtove ti”, “A di ndonjë restorant të mirë këtu?” etj, ata me siguri thjesht po gjejnë mënyra për të folur me ju.
#9 – Përpiqen t’ju bëjnë xheloz/e
Papritmas ai është më aktiv se kurrë në rrjetet sociale dhe duket se jeta sociale po i lulëzon. Hmm... Këto mund të jenë edhe disa përpjekje publike që ai bën për t’ju treguar se “është mirë dhe pa ju”, kur në të vërtetë dëshiron që ju të ktheheni.
Në momente si ky, merrni parasysh nivelin e pjekurisë së tyre. Lojërat e mendjes dhe xhelozia nuk kanë vend në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, kështu që nëse mënyra e vetme që ish-i juaj mund të mendojë për të tërhequr vëmendjen tuaj është duke ju bërë xheloz, ndoshta nuk ia vlen të vazhdoni më tej.
#10 – Kërkojnë të diskutojnë se çfarë ndodhi
Në një rast më pozitiv, nëse ish-i juaj është i interesuar të diskutojë se çfarë shkoi keq dhe pse u ndatë, kjo mund të nënkuptojë një nga dy gjërat: Ose ata po kërkojnë një mbyllje përfundimtare dhe të paqtë të lidhjes, ose po kërkojnë një mënyrë për të parë është ia vlen të provohet përsëri dhe ju të përmirësoheni së bashku.
Ndoshta ata kanë punuar në vetvete, duan të kërkojnë falje për sjelljen e tyre, ose thjesht të shpjegojnë se çfarë po ndodhte për ta në atë kohë. Sido që të jetë, dëshira e tyre për të bërë një diskutim në lidhje me prishjen e marrëdhënies hap derën për shërim.
#11 – Ata marrin përgjegjësi
Një ish mund të marrë përgjegjësi për rolin e tij në ndarjen tuaj, si një mënyrë për të ecur përpara.
#12 – Pyesin miqtë e përbashkët për ju
Nëse ata pyesin vazhdimisht miqtë tuaj për ju, do të thotë se janë ende kuriozë të shohin se çfarë po ndodh në jetën tuaj, ndoshta për të zbuluar nëse ka më vend për ta apo jo.
#13 – Bëjnë sikur kanë nevojë t’i ndihmosh për diçka
Përsëri, është e rëndësishme të mos lexoni shumë thellë në ndonjë shenjë, ose të supozoni se ish-i juaj dëshiron të rikthehet vetëm sepse kërkoi ndihmë, por sidoqoftë, mund të jetë një tregues.
#14 – Thonë se janë përsëri single
Ndonjëherë kur një marrëdhënie mbaron, ne jemi të detyruar të bëjmë një vlerësim të jetës tonë dhe të mendojmë për atë që ka më shumë rëndësi. Dhe në atë moment, ish-i juaj mund të kuptojë se çfarë marrëdhënie kishte me ju dhe të ndiejë se e do përsëri atë marrëdhënie.
#15 – Janë super entuziastë
Supozojmë se ju i përshëndetët apo i kërkuat ndihmë. A përgjigjen shpejt dhe me shumë entuziasëm? Ndoshta pas atij entuziasmi, fshihet shpresa që ata kanë për t'u rikthyer.
Ekspertët: Isadora Baum, trainer i çertifikuar i shëndetit, Jonathan Bennett, këshilluese marrëdhëniesh, Kiaundra Jackson, terapist i licencuar për martesë dhe familje, Rhonda Milrad, terapiste e marrëdhënieve, Laura Richer, terapiste, Dr. Markesha Miller, psikoterapiste e licencuar.
Burimi: Bustle