Celebrity

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e Kylie Jenner

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2020

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Edhe pse Kylie Jenner është një nga personazhet më të rezervuar për sa i përket lidhjeve të saj, është e vështirë t’i shpëtosh syrit të njerëzve kur je kaq e famshme.

Aktualisht, thuhet se ajo po del me Fai Khadra, djali në foto:

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Ndërkohë që, në vitet e kaluara, këta kanq qenë djemtë që i kanë vjedhur zemrën:

- Travis Scott

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Kylie ka qenë në një lidhje me Travis Scott që nga prilli i vitit 2017. Të dy u takuan kur Travis performoi në Coachella në Kaliforni gjatë turneut të tij në vitin 2017. Pak kohë më vonë, ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Stormi Webster, e cila lindi më 1 shkurt 2018 pas një shtatzënie tepër sekrete. Në tetor të vitit 2019, të dy u ndanë përfundimisht, por Kylie u tha fansave se nuk ka asnjë lloj inati mes tyre.

- Tyga

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Marrëdhënia e parë serioze për Kylie-n ishte ajo me reperin Tyga. Romanca e tyre 3-vjeçare ka marrë jo pak vëmendje mediatike. Ish-çifti u takua për herë të parë në nëntor të vitit 2011 në festën e 16 të ditëlindjes së Kendall Jenner, kur Kylie ishte 14 vjeç dhe Tyga ishte 21. Vite më vonë (korrik 2014), Tyga bën paraqitjen e tij të parë në Instagram-in e Kylie-t dhe atë gusht, feston ditëlindjen e 17 të saj me të. Ditë më vonë, reperi prish fejesën me të dashurën e tij prej dy vitesh dhe nënën e djalit të tij, Blac Chyna. Në tetor 2014, të dy  e bëjnë lidhjen zyrtare në Instagram, ku shfaqen me një kostum Halloween-i për çifte. Ata pohonin se ishin "vetëm miq" derisa Kylie mbushi 18 vjeç ( dhe Tyga i bleu asaj një Ferrari me vlerë 320 mijë dollarë). Në prill të 2017-ës, konfirmuan ndarjen e tyre vetëm disa javë para se Kylie të shihej me Travis Scott në Coachella.

- Jaden Smith

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Edhe pse ata nuk e pranuan kurrë, besohet gjerësisht se djali i Will Smith, Jaden, ishte dashuria e parë e Kylie-t, përsëri në vitin 2013. Gjatë asaj kohe, Kylie mohoi thashethemet për lidhjen e tyre, duke i thënë Seventeen se Jaden është thjesht një mik i ngushtë.

- Cody Simpson

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Kylie doli për pak kohë me këngëtarin Cody Simpson. Lidhja e tyre ishte jetëshkurtër dhe para “epokës së Instagram-it.”

- Ramsey IV

Nga Cody Simpson te Travis Scott: Këta janë ish-të dashurit e

Sipas MTV, artisti Ramsey IV ishte i dashuri i parë i Kylie. Thashethemet thonë se ata kanë qenë bashkë nga viti 2008 deri në 2011-ën, por kjo do të thotë se Kylie ishte vetëm 12 vjeç, prandaj lajmi është marrë si i pavërtetë nga disa media.

Burimi: Seventeen