Celebrity

Pas fotos së dyshimtë, fansat janë të bindur që Nicki Minaj është shtatzënë

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2020

Pas fotos së dyshimtë, fansat janë të bindur që Nicki

Një foto e postuar së fundmi në Instagramin e Nicki Minaj shtoi sërish spekulimet se ajo është shtatzënë. Fotoja është realizuar gjatë xhirimeve të këngës së fundit “Trollz”, në bashkëpunim me reperin Tekashi 6ix9nine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Fansat e saj – të njohur si Barbs – vunë re një rrumbullakosje të lehtë te barku dhe janë të mendimit se Nicki do të bëhet nënë së shpejti.

Nuk është hera e parë që përflitet se reperja është në pritje të ëmbël, ndërkohë që nga ana tjetër as Nicki nuk e mohuar dëshirën për t’u bërë nënë. Pas publikimit të këngës “Zanies and Fools” në bashkëpunim me Chance The Rapper, Nicki në një pjesë u shpreh se “është fejuar” dhe “do të bëhet mami”.

Pas fotos së dyshimtë, fansat janë të bindur që Nicki
Nicki Minaj dhe Kenneth Petty

Nicki Minaj dhe partneri Kenneth Petty u martuan në tetor të 2019-s. Përsa i përket Kenneth, ai u bë i njohur pasi u lidh me reperen. Thuhet se ka lënë përgjysmë gjimnazin dhe nuk ka asnjë detaj online në lidhje me edukimin e tij.

Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë. Ngjarja daton në kohën kur ai ishte 15 vjeç, saktësisht në vitin 1995. Asokohe, Kenneth tentoi të përdhunonte një moshatare të tij duke përdorur një objekt të mprehtë si kërcënim.

"Ai ishte 15 vjeç atë kohë, ajo 16...në një lidhje. Boll internet, ju s'mund ta shkatërroni jetën time,” është shprehur më parë Nicki. Reagimi erdhi pas komenteve të ashpra të njerëzve në rrjetet sociale. Po kështu, diku në vitet 2000, Kenneth Petty u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite në burg.

Shtojmë se kënga “Trollz” është kënga e parë hip-hop e cila grumbulloi më shumë se 46 milionë klikime në më pak se 24 orë.