Një tjetër fenomen shumë shqetësues për vendin tonë vitet e fundit kanë qenë vetëvrasjet. Vetëm në 2019-ën, 216 njerëz i kanë dhënë fund jetë, ose 2.3% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, publikuar në Monitor, numri më i lartë i vetëvrasjeve shihet tek burrat, kurse grupmosha më e ekspozuar ndaj një akti të tillë është 55-69 vjeç, me 28% të totalit të vetëvrasjeve.
Një nga qytetet me nurmin më të lartë të vetëvrasjeve në raport me popullsinë, është Gjirokastra. Pavarësisht se të rinjtë kanë qenë gjithnjë më të rrezikuar ndaj një akti si ky për shkaqe nga më të ndryshmet, gjatë vitit të fundit është vënë re një rënie e ndjeshme nga vitet e shkuara.
Shkaqe të tilla si depresioni, pamundësia ekonomike, probleme sociale bëhen shpesh arsyeja pse shqiptarët zgjedhin t'i japin fund jetës. Pas Gjirokastrës, Berati listohet ndër qytetet me numrin më të lartë të vetëvrasjes, kurse Kukësi me më të ulëtat.
Gjirokastra, Berati me vetëvrasjet më të larta, ndërsa Kukësi dhe Tirana me më të ulëtat. Pavarësisht numrit të rritur gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët të vetëvrasjeve në rajon.
