Fifi postoi në Instagram Stories disa fraza që dukshëm janë dedikim për dikë: “Krejt ça du n’jetë osht vëmendja jote dhe veq e jotja! Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bo palaço ka me u bo palaço. Met pa ty tu kesh krejt i boj! Ama dorë nga ty s’heq dot kollaj! [sic]”
Po, edhe çfarë ka të dyshimtë këtu? Mesa duket, Fifi nuk kishte në plan të zbulonte emrin e personit që ka bërë tag – pra të dashurit – sa e zvogëloi shkrimin e emrit aq sa të mos dukej. Të paktën Fifi mendoi se nuk dukej, pasi Prive.al arriti ta kapte detajin e fshehtë.

Po ku e dini ju që është në një romancë me dikë? Në nëntor, te performanca e “Këngës Magjike”, Fifi zbuloi se kënga “Marova” është dedikim për dikë. Kur iu kërkua iniciali tha se “Nuk e them se vetëm një ka mbetur me atë shkronjë tek Instagrami im,” pastaj zbuloi se bëhet fjalë për dikë që i fillon emri me “XH”. Po kështu gjatë intervistës te “E diela shqiptare” në fillim të prillit u shpreh:
"Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur të mos ja tregoj emrin kurrë në jetën time. Vetëm nëse do t'i duhet të dalë ndonjëherë, atëherë po."
Burime për Prive.al konfirmojnë romancën mes tyre. Anabel.al kontaktoi me Fifin dhe ajo u shpreh se "nuk e di çfarë ka ndodhur".