Miley Cyrus-in nuk e ftoi njeri për të qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe sigurisht që nuk mungoi nga ana e saj një koment mbi këtë fakt. Sa ironi aq edhe shaka – varet në çfarë këndvështrimi e sheh – Miley postoi në Instagram këtë video.
View this post on Instagram
“Dhe pyesim veten pse nuk ftohem nëpër ceremoni ku ndahen çmime,” shkroi ajo në videon e shkëputuar nga MTV Europe Music Awards në vitin 2013 në Amsterdam. Asokohe, Miley, pasi mori çmimin “Videoja më e mirë” për “Wrecking Ball”, tymosi një cigare me marijuanë në skenë.
Megjithatë fakti që nuk u ftua në Grammy nuk e pengoi Miley-n që të uronte publikisht të atin dhe Lil Nas X, të cilët fituan dy Grammy për bashkëpunimin e tyre “Old Town Road” – “Videoja më e mirë” dhe “Dueti më i mirë pop”.
View this post on Instagram
Gjithsesi, Grammy 2021: Ftoni Miley-n! Faleminderit paraprakisht edhe pse sigurisht që nuk po na lexoni.