Nëse keni në plan t'i shtoni një tatuazh trupit tuaj, por s'dini çfarë, Selena ju vjen në ndihmë. Këngëtarja, i do shumë shënimet e vockla në trup, por s'bën asgjë nëse nuk ka kuptim të veçantë për të. Nëse ndani një mendje me të, hidhni një sy më poshtë!
1. "Rare"- "E rrallë"
Ky është tatuazhi i fundit i Gomez-it dhe përkon me emrin e albumit të ri të këngëtares.
2.Duar të bashkuara
Në kofshën e Selena-s gjenden dy duar të bashkuara që luten.
3. Shigjetë
Këtë tatuazh Gomez e ka njësoj si mikesha e saj e ngushtë, Julia Michaels. Tatuazhi ishte një surprizë që ylli i Disney-it i bëri shoqes së saj, nën dedikimin: "Shigjeta ime drejtohet gjithmonë tek ty!"
4. "Pikëpresje"
Këtë tatuazh, Selena e lidh me parandalimin e vetëvrasjes dhe mbrojtjen e shëndetit mendor, temë shumë delikate edhe për vetë këngëtaren.
5."4"
Nëse ke 4 shoqe të ngushta, bëjeni dhe ju si Gomez!
6. "1"
Përveç atyre të katërtave, numri 1 i Selena-s mbetet Courtney Lopez dhe sigurisht që do t'i dedikojë një tatuazh të veçantë.
7. "G"
Selena s'e ka treguar kurrë kuptimin e tij, por fansat janë të bindur që është një dedikim për motrën e saj, Gracie.
8. "Sunshine"
Thuhet se tatuazhi në këmbë është për gjyshen e saj, të cilën njëherë në Tëitter e quajti: "Sunshine"
9.“LXXVI”
"1976" në numra romakë, vit që përkon me lindjen e nënës së saj. Selena tregon se ky tatuazh ishte shumë i dhimbshëm për shkak të vendit delikat, por ja vlejti.
10. "God Who Strengthens Me"- "Zoti që më forcon"
Kjo shprehje është një pasazh i shkëputur nga Bibla dhe Selena ia doli ta mbante të fshehtë për plot 1 vit.