Historia e dashurisë mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës nuk duket të ketë mbaruar përfundimisht, të paktën këtë shpreson ky i fundit.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Glamour Zone", Roberti i konfuzoi sërish njerëzit teksa shprehej për marrëdhënien e tij me ish-partneren.
Fillimisht, tha se aktualisht jeton edhe me Norën e vajzën, por edhe vetëm.
"Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është ende shumë e vogël, vetëm 4 vjeçe. Edhe Prishtina është e vogël, jemi afër prandaj jetojmë pak aty e pak këtu. Mbi të gjitha jemi prindërit t Renee-së."- u shpreh ai.
Përsa i përket divorcit me Norën, Berisha u shpreh se nuk ka diçka të tillë, madje tha se nuk ka pasur kurrë një ndarje.
"Unë s'kam thënë asnjëherë që jemi ndarë. Kam thënë që s'jemi bashkë. S'jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo shkruhet nëpër portale s'ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale e jona. Siç e the dhe ti mund të ketë një derë për rikthim, të shohim. Pausat janë shumë të mirë. Ka nevojë si njëri dhe tjetri. E sheh ku je ku s'je."- vazhdoi ai.
Në çdo fjalë të thënë, Roberti duket që qartazi shpreson që ai dhe Nora të bashkohen, duke hedhur poshtë që ndarja e tyre të përfundojë në divorc.
Çifti i dha fund marrëdhënies në gusht të këtij viti pas 14 vitesh lidhje dhe ishte pikërisht Roberti ai që e konfirmoi i pari në Instagram.