KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Zbulohen detaje të reja rreth ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës!

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2019

Lajmin se Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë ndarë përfundimisht rrugëtimin e tyre si çift e dha vetë ky i fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it. Dyshja e njohur i dhanë fund martesës pas një historie 14-vjeçare, fryt i së cilës është një vajzë 4-vjeçare e quajtur Renee.

Ndonëse nuk dihen ende shkaqet që çuan çiftin drejt këtij vendime, Prive.al ka zbuluar disa detaje të reja. Thuhet se prej kohësh, Nora dhe Roberti nuk jetojnë më në të njëjtën shtëpi.Ndonëse për publikun lajmi i ndarjes erdhi i papritur (pavarësisht zërave që qarkullojnë prej kohësh), miqtë e ish-çiftit e dinë prej kohësh situatën e tyre.

Burime për Prive, bëjnë me dije se Nora vazhdon të jetojë bashkë me vajzën në shtëpinë ku dikur jetonin të tre, ndërsa Roberti është zhvendosur në një tjetër banesë, ku jeton i vetëm.

Mes të tjerash, gjatë deklaratës Roberti tha se pavarësisht të gjithave, ata do të vazhdojnë të jenë “shokë të mirë gjer në vdekje”. Deri më tani, miq të të dyve thonë se ka ndodhur vërtetë kështu. Ndonëse prej kohësh s’janë më bashkë, Berisha shkon shpesh në shtëpinë e Norës ku kalon kohë me të bijën.

Ndërkohë, ndryshe nga Roberti, nga ana e Norës nuk ka ende asnjë reagim.

MOS I HUMBISNI