Shqipëria

Lirohet 20-vjeçarja që groposi foshnjën në kopshtin e shtëpisë!

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2019

Lirohet 20-vjeçarja që groposi foshnjën në kopshtin e

Në maj të 2017-ës, 18-vjeçarja nga Ohio, SHBA, e quajtur Brooke Skylar përfundoi pas hekurave sepse groposi foshnjën e saj të vdekur në kopshtin e shtëpisë. Dy vite më pas, adoleshentja është çliruar nga akuzat e “vrasjej së rëndë” duke u lënë kështu e lirë. Mbi të, rëndon ende akuza e abuzimit me trupin e një të porsalinduri, por teksa linte Gjykatën, u përball me fjalët e ashpra të prokurorit.

 “Besoj se nëse do të kishe bërë një tjetër zgjedhje, Annabelle (emri që i kishte vendosur foshnjës) do të ishte akoma këtu.Mendoj se zgjedhjet që ke bërë, para lindjes, gjatë lindjes dhe pas lindjes tregojnë një mospërfillje groteske që ke ti përjetën.”- iu drejtua ai.

Ndonëse u la e lirë, për 3 vitet e ardhshme do të jetë në liri me kusht dhe nëse e shkel këtë, do  të dënohet me 1 vit burg.

Lirohet 20-vjeçarja që groposi foshnjën në kopshtin e

Vajza, ishte vetëm një adoleshente kur pa e ditur askush solli në jetë një bebe në banjën e saj dhe më pas e groposi të porsalindurin në oborrin e shtëpisë në maj të 2017-ës. Prindërit dhe familjarët e 20-vjeçares tregojnë se askush nuk dinte gjë rreth shtatzënisë.

Gjatë fjalimit të saj, Brooke Skylar, i kërkoi ndjesë babait të foshnjës duke thënë: “Më fal. Ndonjëherë jam shumë egoiste, por po përpiqem të ndryshoj. Të lutem më fal. Kam lënduar shumë njerëz. Më falni. E kuptoj çfarë kam bërë.

Në një ngjarje të tillë u përfshi edhe familja e ish-partnerit të vajzës.

“Jo vetëm unë humba mbesën time të parë, por im bir humbi vajzën e tij! Kam parë djalin tim si është shndërruar në njeri tjetër.Do ta merrnim atë bashkë me tim bir dhe do ta rrisnim pa më të voglin dyshim. Tani, çdo 7 maj ne nuk festojmë ditëlindjen e së voglës. Në vend të kësaj unë dërgoj tollumbaca në parajsë, për t’i thënë se sa do ta doja.”- shprehet e ëma e ish-partnerit.

Lirohet 20-vjeçarja që groposi foshnjën në kopshtin e

Kohë më parë, Gjykata tregoi se në 2017-ën, vajza i kishte treguar një doktori se ka lindur një fëmijë të vdekur, të cilën e quajti Annabelle dhe se më tej e groposi në kopështin e prindërve.

Më tej, mjeku e raportoi incidentin në polici dhe këta të fundit, e gjetën kufomën vetëm 2 muaj pas lindjes.