Celebrity

Eva Longoria tregon dy VIP-at që u dehën në dasmën e saj

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2019

Eva Longoria tregon dy VIP-at që u dehën në dasmën e saj

Në maj të 2016-s, Eva Longoria u martua me biznesmenin meksikan José Bastón. Ceremonia intime u organizua gjatë perëndimit të diellit në Valle de Bravo në Meksiko. Pati fishekzjarre, një fustan i dizenjuar nga Victoria Beckham, të ftuar të famshëm. Sigurisht ushqim të mirë dhe alkool. Këtij të fundit nuk i rezistuan as yjet e famshëm, të cilët e tepruan paksa.

Eva Longoria tregon dy VIP-at që u dehën në dasmën e saj

E ftuar në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, aktorja u pyet se cilët qenë dy të famshmit që u dehën në dasmën e saj. 44-vjeçarja përmendi:

1. Ricky Martin

Eva Longoria tregon dy VIP-at që u dehën në dasmën e saj
Nga e majta në të djathë: Jwan Yosef, Eva Longoria, Ricky Martin dhe Jaime Camil

2. Victoria Beckham

Eva Longoria tregon dy VIP-at që u dehën në dasmën e saj

Dhe meqë ra fjala, për kulturë më shumë, gjatë eventeve të rëndësishme, Victoria Beckham përpiqet të mos konsumojë shumë alkool përmes një teknike jo dhe aq të këndshme: përtyp kokrra kafeje. Mesa duket, gjatë dasmës së Longoria-s, nuk i mori me vete.