Dilemat më të mëdha që kanë djemtë ndaj vajzave, nuk janë fare ato të thellat që mund të mendoni ju. Ata s'janë aq të nderlikuar sa ne, por duan thjesht të kuptojnë: "Pse shkojmë aq shpesh në banjë kur jemi në lokal?! Pse shkojmë gjithnjë dyshe në banjë? Pse u tregojmë shoqeve me detaje jetën personale?"
Pikërisht këto që përmendëm më lart janë disa prej sjelljeve që i besdisin më shumë meshkujt tek gratë.
"Nuk e di pse letra e tualetit mbaron kaq shpejt...", shkruan njëri gjatë një diskutimi si ky. "Domethënë, tmerrësisht shpejt."
Të tjerë u shprehën se nervozohen nga shpenzimet e mëdha në parukeri, për t'u kthyer me "të njëjtin model flokësh". "Kur shkojnë në sallon, dhe kthehen me të njëjtët flokë. Për 200 $!", shkruan një tjetër.
Sa për bisedat me shoqet, burrat duken shumë të besdisur nga gjithçka që ka të bëjë me to. Nuk i durojnë dot shoqet!
"E dashura ime takohet shpesh me shoqet për të biseduar në kafene, dhe sa kthehet, kap telefonin që të vazhdojë të bisedojë me të për tërë natën. Është një mister i madh për mua se ku i gjejnë gjithë këto tema për të diskutuar.” Ndërsa tjetri ia pret: “Pas dy orësh në telefon: “Ta tregoj me detaj kur të takohemi.”
Dhe pastaj, ajo që u vë kapakun të gjithave janë kur flasin me njëra-tjetrën për seksin me partnerët e tyre.
“Nuk e kam kuptuar kurrë pse në këto takimet “vetëm vajza”, flitet vetëm për seks. Niveli i detajeve në këto takime është qesharak! Unë do të ndihesha shumë në siklet po të bëja këto biseda me shokët e mi: është tepër personale!”
Një tjetër dilemë që do të mbetet për shumë gjatë mister për djemtë, është make up-i. Përpos faktit që ngrysen sa herë na shohin të lyera "rëndë", rasti që i bën të duken "qesharak" është ai i grimit të lehtë.
Ty mund të të jenë dashur 60 minuta të mira për të përfunduar make up-in natyral me gjithë proceset e tij, por në fund ai s'dallon asgjë përveçse të kundron duke thënë me zë të lartë "sa e bukur je kur del kaq thjeshtë dhe nuk lyhesh!"
Ups, mos nuk duhet ta kishim thënë këtë?
Burimi: The Independent