Sherri virtual mes Olti Currit dhe Noizy-it vazhdon, por duket se fansat u lodhën. Orë më parë, Olti Curri postoi një foto në llogarinë e tij të Instagram-it dhe komenti që të tërhiqte vëmendje ishte ai i reperit.
“Bëji tag lokalit të japin pije falas dhe merru me punët e të tjerëve, se vetë nuk ke. Dështak!”- shkruan Noizy ndërkohë që as Olti s’vonon t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Ik tek Portokallia se na gajase me humor, s’e këngë s’po bën gjë. Të gjitha njësoj, ke 10 vjet. Dështak kronik.”
Pas sulmeve dhe fansave që mbronin anën e njërit apo tjetrit, ishte një grup njerëzish që u lodhën nga të tilla gjëra, që bëhen edhe më të shëmtuara kur bëhet fjalë për personazhë publikë.
“Çfarë lesh artisti je ti që shpërndan negativitet në postimet e tua? Ju nuk jepni asnjë mesazh pozitiv në shoqërinë tonë, përveçse injorancë, prapambetje dhe urrejtje. Të vlerësoj shumë si reper-këngëtar, prandaj boll. Këtë e kam dhe për Oltin që ngeli si gratë e këqija t’u hedh vrer në Instagram për pak vëmendje.”- shkruan dikush, që me shumë të drejtë ndihet e besdisur të shohë postime të tilla mes 2 njerëzve që ka zgjedhur t’i ndjekë me dëshirë.
“Mjaft shpërndatë injorancë dhe homofobi në postimet që bëni!”- shkruan një tjetër, e cila i referohet Noizy-it dhe epitetit që përdori ndaj Currit.
Shkak për konfliktin e tyre u bë një postim i Erion Veliajt ku shfaqej me reperin për të ofruar një ulje prej 30% nga çmimi i produkteve të Illyrian Bloodline – linjës së veshjeve të Noizy-t – për të gjithë studentët e pajisur me Kartën e Studentit.
Olti Curri, pati qejf të ngacmonte pak dhe ashtu bëri. Mori foton e mësipërme, e postoi në Instastory dhe shkruajti “Me këtë Kartën e Studentit e kap me ulje këtë bluzën Nike të Noizy-t apo jo?” shoqëruar me një sondazh.
Noizy nuk vonoi t’ja kthente duke e quajtur Currin gay.
“Olti Curri, rob i dështuar nga jeta. S’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote, jo e imja. Gjithsesi për studentët është me ulje firma Illyrian Bloodline që për një vit ka bërë më shumë se ç’do të bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram për të marrë 50 euro. Paqe dhe dashuri, vëlla. Të fala gjithë portaleve tani.”
Për më tepër, mund të lexoni këtu.