Showbiz dhe TV

I fejuari i Jonida Vokshit, dikur aktor në videoklipin e Elvana Gjatës

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

I fejuari i Jonida Vokshit, dikur aktor në videoklipin e Elvana Gjatës

Një dekadë më parë, në mars të vitit 2009, Elvana Gjata publikoi këngën “Nuk janë më”, ku protagonistë në klip, përpos këngëtares, qenë dy aktorët nga Kosova – Albulena Kryeziu dhe Besnik Krapi. Me siguri që e mbani mend këngën e famshme dhe videoklipin e saj në stil vintage.

I fejuari i Jonida Vokshit, dikur aktor në videoklipin e Elvana Gjatës

Besniku është sot i fejuari i Jonida Vokshit, e cila nga ana tjetër është shoqja e ngushtë e Elvanës prej vitesh. Ç'rastësi.

Jonida dhe Besniku së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre përmes një dasme, e cila pritet të organizohet në shtator.

Lajmin e zbuloi vetë Vokshi gjatë një interviste në “Personale” me bashkëshortin e saj të ardhshëm. E ftuar në "Xing me Ermalin" pak kohë më parë, ajo foli për herë të parë rreth dashurisë së saj, që duket se ka filluar që prej kohës së serialit "O sa mirë", ku Besniku ishte producent dhe aktor.

I fejuari i Jonida Vokshit, dikur aktor në videoklipin e Elvana Gjatës