KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

‘Do bëjmë dasmë’: Zbulohet partneri i Jonida Vokshit

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

Pse jo, së shpejti, Jonida Vokshi mund të kurorëzojë dashurinë!

Moderatorja është prej kohësh në një marrëdhënie me producentin dhe aktorin e serialit “O sa mirë”, Besnik Krapi.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Vokshi vendosi për herë të parë të bënte publike romancën me partnerin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Krejt po m’doket qe po na kqyr dikush! Martinovit #temartini #kafeterakise #prishtine

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi) on

Ajo rrëfeu se me Besnikun u njoh te seriali në fjalë, pasi ju kujtojmë që vetë Jonida ka qenë pjesë e projektit kinematografik.

Seriali "O sa mirë"

Si fillim ishin miq dhe teksa njiheshin, teksa kalonte kohë, siç vetë Vokshi u shpreh ~u dashuruan~!

“Ishte si dashuri me shikim të parë. Kishte një shkëndije.”

Marrëdhënia duket të jetë tepër e konsoliduar, aq sa dyshja po mendon edhe celebrimin.

“Do bëjmë dasmë, do kërcejmë!” u shpreh Jonida.

 

MOS I HUMBISNI