Celebrity

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për bebin

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2019

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

Kim Kardashian dhe Kanye West zgjodhën ta quanin djalin e tyre Psalm West. Emri tërësisht fetar, ka një kuptim dhe lidhje të veçantë me çiftin e famshëm.

7 ditë pasi e bënë publik lajmin e ardhjes së fëmijës së 4-ët, Kim i dha fund basteve dhe aludimeve që fansat po bënin rreth emrit të bebit.

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

“Kanye ka qenë duke përjetuar ringjalljen shpirtërore këtë periudhë. Çdo emër ka një kuptim që është shumë personal mes tij, Kim-it dhe fëmijës.”- janë shprehur burime pranë reperit për People, që shtojnë se West ka patur një listë emrash që disa javë përpara ditës së lindjes së Psalmit.

“Psalm është një reflektim pozitiv i gjendjes shpirtërore në të cilën ndodhen aktualisht Kim dhe Kanye.”

Psalm, në hebraisht përkthehet “këngë”.

“Kanye është shumë i përfshirë në çështjen e emrave. Ai dhe Kim bëjnë ekzaktësisht çfarë bëjnë gjithë çiftet e tjerë; sjellin sugjerime emrash dhe pastaj vendosin për më të bukurin. Mënyra tradicionale. Kanye s’do të zgjidhte kurrë një emër që Kim-it s’i pëlqen dhe e kundërta. Të dy kanë rënë dakord për emrin e djalit.”- vazhdon ai.

Pse Psalm?

Frymëzimin për emrin Psalm reperi e ka marrë gjatë shërbimeve kishtare të së dielës, në të cilën është pjesë  e korit muzikor. Kanye është pjesë e atij rituali që prej fillimit të këtij viti dhe bashkë me Kim-in e kanë kthyer në traditë këtë eksperiencë.

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

“Ata të dy e lexojnë rregullisht Biblën tani. Kanye e pëlqen shumë libërthin me poezi të Biblës; shprehjet, Psalmet apo proverbat. S’bën gjë tjetër përveçse të lexojë pa pushim. Psalmet janë kapitujt më të gjata në Bibël dhe Kanye beson se ka shumë mençuri brenda tyre.”

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

Përsa i përket kuptimit fetar të emrit Psalm, thuhet se Kanye e identifikon me mbretin David.

David-i, personazh Biblik ishte shumë i ngatërruar në vetvete, gjithnjë tundohej nga mëkatet dhe shpesh gjendej në probleme, por në Bibël konsiderohej si “njeriu pas zemrës së Zotit”.

Duke qenë se thirrja e fundit shpirtërore e Kanye-s është pikërisht kjo, emri Psalm nuk është surprizë.

Familja West në veçanti dhe klani Kardashian-Jenner në përgjithësi shquhen për emra të veçantë bebushash.

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

Meqë e filliam me Psalm-in, ndalojmë tek Chicago. Çifti u komentua gjatë për zgjedhjen e këtij emri për vogëlushen, por sigurisht për ta ishte më i rëndësishëm kuptimi që mbante. Nëse Kanye ka një vend me të cilin është i lidhur, është pikërisht Chicago. Ai ka jetuar për vite me radhë, i ka kushtuar një këngë atij vendi dhe pse të mos e quajë vajzën Chicago?

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

Kalojmë tek North West ~Veri Perëndim~ që sado çuditshëm të tingëllojë, biem dakord me Kris Jenner kur  thotë se askush s’të thërret me emër-mbiemër. North mbetet unik!

Ç'fshihet pas emrit që Kim dhe Kanye zgjodhën për

Përsa i përket emrit Saint- “shënjtor”, asokohe Kanye u shpreh se është vetëm çështje kohe. Sapo njerëzit të mësohen me këtë emër, s’do t’u bëjë më përshtypje.