KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

'Më e keqja kaloi': Pas 9 orësh mes flakëve, shpëton struktura e Notre- Dame!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi rindërtimin e katedrales Notre-Dame pas zjarrit të tmerrshëm që e pushtoi mbrëmjen e djeshme. 

Zjarrëfikësit ia dolën ta shpëtonin nga diegia dy nga kullat kryesore të katedrales 850-vjeçare dhe strukturën shkëmbore të godinës. Sipas BBC-së u deshën plot 9-orë për të vënë nën kontrroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të Notre Dame de Paris.

Ndonëse shkaqet e zjarrin nuk janë ende të qarta, thuhet se mund të ketë qenë një pakujdesi e punëtorëve teksa punonin për rinovimin e ndërtesës.

Gjatë luftës me flakët, njëri prej zjarrëfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.

Nga ana tjetër, Macron është shprehur se "më e keqja ka kaluar" dhe se shumë shpejt do të bëjnë të pamundurën për të mbledhur fonde ndërkombëtare, me qellimin e vetëm për t'i kthyer Parisit dhe botës, Notre Dame-in e famshëm.

Deri më tani ka qenë miliarderi francez François-Henry Pinault, drejtori ekzekutiv i Kering Group që zotëron gjithashtu markat e famshme Gucci dhe Yves Saint Laurent, i cili ka premtuar të dhurojë 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

 

MOS I HUMBISNI