KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

Katedralja e famshme Notre-Dame në Paris përfshihet nga flakët

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por zyrtarët shprehen se mund të lidhet me ndonjë pakujdesi të punëtorëve që po merreshin me restaurimin e ndërtesës, pasi vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila po rrezikonte të shembej.

Fotot dhe videot në rrjete sociale tregojnë momentin kur flakët dhe tymi rrethojnë goditën gotike 850-vjeçare.

Momentalisht një operacion i madh po organizohet për të shuar zjarrin.

Burimi: BBC

MOS I HUMBISNI