Astro Fun

Sot, keni një goxha arsye për të qenë të lumtur!

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

Sot, keni një goxha arsye për të qenë të lumtur!

Që prej ditës së sotme, përgatituni që gjërat të ecin më mirë se më parë. Arsyeja?! Mërkuri doli nga prapavija dhe periudha e sikletshme duket se mbaroi. Edhe pse çdo planet hyn në prapavijë me kalimin e kohës, cikli i Mërkurit është më i shpeshtë dhe më i njohur.

Që prej 5 marsit, kjo prapavijë ka shkaktuar konfuzion dhe keqkuptime në çdo fushë të komunikimit. Fundi i kësaj periudhe, thuhet se sjell sërish balancën në komunikim dhe jo vetëm, por kjo s’do të thotë që duhet të bëni lëvizje të shpejta edhe për pak ditë në vazhdim.

Pra, e mira është të prisni derisa cikli të përfundojë i gjithi dhe 5-6 prilli janë ditët e duhura për fillimin e ri. Si sundues i komunikimit, prapavija e Mërkurit ka bërë që gjatë këtyre javëve njerëzit të hasin probleme në të gjitha fushat.

Sot, keni një goxha arsye për të qenë të lumtur!

Negociatat s’shkojnë si ju e prisnit, blerjet apo shitjet nuk janë të suksesshme, mesazhet keqkuptohen fare lehtë dhe njerëzit dalin në konkluzione të nxituara.

Problemet me teknologjinë nuk mungojnë gjatë kësaj periudhe. Kujtoni pak ç’ndodhi me Instagram-in dhe Facebook-un pak ditë më parë. Kush mendoni se e kishte fajin?!

5-28 marsi ka qenë periudhë që duhej shmangur përsa i përket nënshkrimit të dokumentave, apo vendimmarrjeve të rëndësishme.

Prapavija tjetër e Mërkurit s’do të ndodhë deri në verë, kështu që deri atëherë, gjeni diçka tjetër pët të fajësuar.