Showbiz dhe TV

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për historitë për të cilat kam heshur"

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2025

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

Nëse ka një artiste që i shmanget hiperbolave boshe dhe zgjedh t’i tregojë gjërat në kohën e duhur, në mënyrën e saj – ajo është Tuna. E ftuar së fundmi në “The Dalina Show” nga Andale Media, këngëtarja zbuloi për herë të parë publikisht se po punon për një projekt të ri muzikor që, siç e përshkroi vetë, mund të konsiderohet si faza e “Fortuna 2”.

Për ata që nuk e kujtojnë me saktësi (edhe pse, si mund të harrohet?), “Fortuna” ishte një ndër projektet më të plota dhe të veçanta në karrierën e saj. Albumi, i publikuar në mars të 2019-ës, përmbante 7 këngë që u shndërruan në hit pas hiti.

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

Bashkëpunime me emra të njohur si Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Darko Dimitrov dhe Ylli Limani, e kthyen albumin në një rikthim të fortë dhe shumë personal për Tunën.

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

Ishte një lëvizje e guximshme në një kohë kur “albumi” për shumë këngëtarë shqiptarë kishte dalë jashtë mode. Por jo për Tunën. 

Por tani, ajo po rikthehet në laboratorin ku ndodh magjia.

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

E pyetur nga Dalina nëse do të dëshmojmë më bashkëpunime mes saj, Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut, Tuna u përgjigj pa ngurrim:

“Aty jemi. Aty jemi në proces. Gjëja më fantastike që është duke më ndodhur kohëve të fundit, sepse këtu është aty ku unë jap shpirtin tim. Këtu e shoh unë artin tim.”

Dhe me këtë lajm, artistja shtoi se kjo s’është thjesht një përpjekje për të “kapur” suksesin e dikurshëm. Përkundrazi.

“Jam e lumtur që jemi në një fazë 'Furtuna 2', nëse mund ta quaj. Nuk dua t’i referohem kurrë suksesit të kaluar, dua të bëj një version më të mirë të vetes. Po synojmë që të bëjmë një version të albumit, po synojmë që të japim një copëz shpirti secili nga ne, flas për ekipin që e kam që nga fillimi, Armendi, Aida, Darko. Jemi entuziastë deri në maksimum për këtë gjënë sepse e kemi ndjerë feedback-un e albumit të kaluar, i cili erdhi shumë spontanisht. Gjërat kur ndodhin kështu spontanisht edhe suksesin e përjeton më ndryshe.”

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

Dalina, me kuriozitetin që do na zgjonte të gjithëve një lajm i tillë, e pyet çfarë të presim këtë herë. Tuna, me të njëjtin ton të rezervuar, por të drejtpërdrejtë, sqaroi:

“Atë që më ka ndodhur, ato histori që kam përjetuar viteve të fundit, për të cilat kam heshtur, dhe ndoshta nuk do të mjaftonin edhe disa emisione me ty bashkë që të ulem, të lirohem, t’i tregoj, t’i flas para opinionit… do t’i themi me këngë.”

Tuna zbulon se po përgatit albumin e ri: "Këndoj për

Dhe ja ku është çelësi i gjithë këtij rrëfimi – nuk kemi për të marrë një "Fortuna" të dytë si fotokopje. Do të jetë një kapitull i ri, por që tani po gjen më në fund zërin e vet, për gjithë historitë personale që Tuna ka vendosur të tregojë mes artit të saj.

Intervista e plotë në "The Dalina Show":