KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Pse e fshehu shtatzëninë Linda Halimi?

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2019

Para dy ditësh, Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe partneri i saj prej vitesh u bënë prindër të një vajze të quajtur Kaimana. Lajmi i shtatzënisë erdhi në fshehtësi të plotë, pasi Linda ia doli ta mbante sekret deri në fund.

Pse zgjodhi të mos tregonte asgjë?! Për arsyen më të thjeshtë në botë.

“Doja vetëm të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më delikate në jetën e një gruaje. Shtatzëni, larg syve të botës!  Kalova eksperiencën më të bukur të jetës. Ndihem kaq e fuqishme taniu. Jam grua!”- sqaron këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Mes komenteve të shumta, ka nga ata të cilët i thonë se nuk ka pse të japë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me vendimin për të mos e bërë publike lajmin e shtatzënisë.

Duket se "shtatzënia larg syve të botës" po bëhet zgjedhja e preferuar e VIP-ve gjithnjë e më tepër. Nëse ju kujtohet, Kylie ia doli të mos publikonte asnjë detaj rreth pritjes së ëmbël deri në momentin që Stormi erdhi në jetë.

Edhe Kylie, njësoj si këngëtarja i dha të njëjtin sqarim fansave, kurioziteti i të cilëve kalonte çdo parashikim.

 

MOS I HUMBISNI