KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë: Vjen në jetë Kaimana!

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2019

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë! Këngëtarja shqiptare dhe bashkëshorti i saj Davon Edwards janë bërë prindër të një vajze të quajtur Kaimana.

Lajmin e ka bërë publik partneri i saj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju themi se vajza jonë e parë është këtu.  E duam kaq shumë që tani dhe mezi po presim ta çojmë në shtëpi. Gruaja ime pati një lindje të shëndetshme dhe të shpejtë. Faleminderit për urimet!”- shkruan ai mbi foton ku shfaqet bashkë me të porsalindurën.

Nga ana tjetër, vetë këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë shtatzëninë duke u shkëputur për një kohë të gjatë nga skena dhe projektet muzikore.

Për herë të fundit, Halimi është shfaqur me këngën “Murda”, këngë e cila u përfol gjatë për klipin dhe skenën e puthjes së këngëtares me një vajzë tjetër.

MOS I HUMBISNI