Ish-i dashuri i Liz (The Wizard Liz), Landon Nickerson, ka bërë një reagim publik në Instagram, duke përdorur ekon e bebushit (ai dhe Liz do të bëhen prindër të një djali), për të reflektuar mbi ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi.
Ai shkroi në mbishkrimin e fotos: “Dëshira ime më e thellë është që t’ju jap jetën që meritoni dhe më vjen shumë keq. Liz, faleminderit që po mban mrekullinë tonë. Më vjen keq që ju zhgënjeva të dyve”.
View this post on Instagram
Komentet, sigurisht nuk ishin shumë dashamirëse.”Si ke guxim ta postosh diçka të tillë pas asaj që bëre?”; “Tradhtia është gjithnjë zgjedhje!”; “Nëse të interesonte kaq shumë për bebin tënd, pse e tradhtove?”, ishin disa nga komentet.
Landon ka pranuar më parë tradhtinë e tij karshi Liz– ndërsa ajo është shtatzënë në muajin e katërt me fëmijën e tij. Landon e quajti tradhtinë e tij si "vetëm disa minuta mesazhe që janë marrë shumë seriozisht”.
Historia nisi kur Liz publikoi në Instagram disa akuza të drejtpërdrejta: Landon kishte krijuar një llogari të rreme në Snapchat për të kontaktuar një vajzë tjetër dhe kishte arritur deri në takime fizike me të. Provat? Të mjaftueshme që vajza tjetër të ndante me Liz dhe shoqen e saj mesazhet dhe detajet e komunikimit.
Liz tregoi se ndiente sikur nuk e njihte më personin me të cilin ishte fejuar dhe se ishte zhgënjyer deri në palcë, aq sa mendonte ta shiste unazën e fejesës. Dhe në mes të gjithë kësaj, ajo po kalon një shtatzëni.
Ndërkohë, Landon vendosi të reagojë me një video në Instagram – e cila u fshi më pas, por që natyrisht, është ruajtur dhe shpërndarë në çdo cep të rrjeteve sociale. Në video, ai nuk e mohoi tradhtinë, por e tkurri:
“Ishin 5-10 minuta të jetës sime, duke shkruar me dikë që nuk më intereson fare. Nuk do e mohoj që e dreqosa. Por njerëzit gabojnë.”
View this post on Instagram
Më herët, Liz, përmes disa postimeve në Instagram, përgënjeshtroi që të kishte folur me ish-in e Landon, e cila “e akuzoi” se ajo ishte në dijeni të marrëdhënies paralele.
“Po marr video nga miqtë e mi që më tregojnë se ish-e dashura e Landon-it ka publikuar një video ku thotë se më ka kontaktuar në DM më parë dhe se unë e paskam telefonuar??? Unë nuk kam telefonuar kurrë ndonjë grua dhe nuk kam qenë në dijeni për (ekzistencën) e ndonjë gruaje tjetër gjatë marrëdhënies sonë. Ajo tregon “si provë” një numër privat dhe pretendon se më ka njohur nga theksi im nga Lindja e Mesme. Unë s’jam nga Lindja e Mesme dhe për mua, kjo është një përpjekje për t’u tallur me theksin tim. Çfarëdo që ka ndodhur mes teje dhe Landon-it është diçka që duhet ta zgjidhni ju të dy, por mos nis të gënjesh dhe të shpikësh thashetheme për mua”, u shpreh Liz.
Më tej, influencuesja rrëfeu se mikja e saj komentoi se Liz nuk e kishte kontaktuar kurrë ish-in e Landon-it dhe se nuk e kuptonte se cili ishte motivi i saj.
“Ajo gjithashtu ka publikuar numrin e telefonit dhe e-mailin e Landon-it dhe njerëzit po e telefonojnë dhe i shkruajnë çdo sekondë duke i thënë se duhet të vrasë veten. Unë nuk dua që babai i fëmijës sim të dëmtojë veten. Ai tanimë po kalon shumë (gjëra) dhe i ka humbur të gjitha. Ju lutem, ndaleni urrejtjen!”.
The Wizard Liz rrëfeu se po përpiqet të ecë përpara, por po pengohet nga mendimi se ish-i mund të vetëdëmtohet.
“Kurrë nuk kam parë ndonjë DM nga ndonjë vajzë tjetër në lidhje me të, deri në momentin që Payton i shkroi mikes sime që e gjeti në TikTok. Kjo ishte arsyeja që e mësova (ngjarjen). Bëni ç’të doni, por më lini jashtë kësaj. Ndaloni së krijuari histori të rreme që nuk kanë ndodhur kurrë”.
Influencuesja falenderoi ndjekësit e saj për mbështetjen dhe tha se po i japin forcë në momente kaq të vështira.
Artikull i sugjeruar: