Një trup i tonifikuar është i rëndësishëm në çdo moshë, por sigurisht që një gjë e tillë bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e viteve. Mbajtja e një diete të shëndetshme është gjysma e betejës – pjesa tjetër lidhet me aktivitetin fizik.
Për fat të mira, ka metoda të thjeshta që na ndihmojnë për të patur trupin që dëshirojmë. Besojeni ose jo, por në moshën 73-vjeçare, aktorja Helen Mirren ka një formë të pabesueshme trupore, e gjitha falë disa ushtrimeve.
“Është një stërvitje që e kam praktikuar gjatë gjithë jetës sime,” tha ajo në një intervistë për Hello! Në 2014-n.
Stërvitja njihet si Pesë Ushtrimet Themelore (5BX) dhe thuhet se është e preferuara e princit Philip dhe Charles. Ka zëra se William dhe Kate janë gjithashtu fansa të 5BX.
Mos u frikësoni nga videoja e vjetër, pasi ushtrimet u krijuan që në vitin 1950 dhe përfshijnë: tërheqje, ulje-ngritje, pompa, vrap i lehtë, hedhje etj. Nuk ju duhet asnjë pajisje.
Shikoni këtë video që përshkruan mënyrën e saktë sesi duhet të ushtroheni dhe nisni punën. Vera po afron.