Një intervistë e Alesia Bamit në “Ftesë në 5” u bë shkak që ajo të largohej Tv Klan. Megjithatë thuhet se ish-velina e “Stop” do të jetë së shpejti pjesë e “E Diell”, sipas burimeve të Syri.net.
Anabel kontaktoi me Alesian, e cila preferoi të mos fliste mbi këtë lajm.
“Më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë lloj kontrate pune, aq më pak Kodi i Punës.” – shkroi ajo në Instagram fill pas largimit nga "Stop".
Sigurisht që nuk vonoi as reagimi i televizionit Klan, i cili theksoi se “Alesia e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale” (lexo këtu).