KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

‘Jam hedhur në rrugë’: Alesia Bami shkon sërish në Top dhe flet për largimin nga ‘Stop’- i

4 Shkurt 2019

Një intervistë e Alesia Bamit, ish- velinës së emisionit investigativ “Stop” në “Ftesë në 5” do të bëhej shkak që sipas saj ta largonin nga puna me vetëm një sms.

“[...]më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë lloj kontrate pune, aq më pak Kodi i Punës.” shkruajti asokohe Alesia.

Fill pas deklaratës së saj reagoi televizioni Klan i cili tha për Blitz.al se “Alesia e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale” dhe se “nuk ishte korrekte me oraret dhe "kishte treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit.”

Ditën e sotme, Bami u rikthye te e supozuara “mollë e sherrit” për të treguar të vërtetën e saj. 19- vjeçarja tha se nuk kishte nënshkruar kurrë një kontratë me emisionin, arsye kjo që e bëri të mendonte se nuk do të përbënte asnjë problem vajtja e saj në “Ftesë në 5”. Ish- velina rrëzoi poshtë deklaratën e lartpërmendur të Tv Klan- it duke thënë se në fakt kishte qenë e përpiqktë me oraret (madje shkonte 2 orë para për grimin), me stafin kishte raporte të mira dhe madje sjellja e saj profesionale e kishte shtyrë të refuzonte oferta pune jashtë vendit si e si për të mos braktisur emisionin.

"Unë nuk kam punuar me kontratë de me pak fjalë jam hedhur në rrugë në mes të sezonit.”

E pyetur se si e përkufizon Alesia të gjithën këtë, ajo tha se e gjitha s’është gjë tjetër veçse një ego e madhe për të mos lejuar personazhet të gjallojnë jashtë emisionit për të cilin punojnë, në këtë rast “Stop”.

MOS I HUMBISNI