Thonjtë

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e fundvitit

2 Dhjetor 2018

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Kjo është periudha në të cilën thonjtë e vajzave fillojnë të duken më të ndritshëm dhe më festivë se asnjëherë tjetër. Thonjtë me motivet e Festave të fundvitit janë një “po” e madhe ndaj ne po ju vijmë në ndihmë me 5 lloje dizenjosh që kënaqin shijet e secilës nga ju.

Xixa

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Xixat dhe shkëlqimi nuk mund të mungojnë në fundvit. Nëse jeni gati shkoni tek e kuqja apo e arta, në të kundërt provoni diçka që bie më pak në sy. Glitter- i rozë në nude do të ishte i përsosur.

Ngjyra

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Festat e fundvitit pranojnë ngjyra pafund. Nëse nuk dëshironi t’i qëndroni besnike atyre tradicionaleve, eksperimentoni me ngjyra neon apo pastel. Këtë vit thonjtë nuk kanë fare regulla.

Dizenjot

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Harrojini dienjot me gurë të stërmëdhenj! Vizatimet e punuara me dorë dhe të personalizuara janë gjithçka çfarë ju duhet për të patur një pamje minimaliste dhe të çmendur në të njëjtën kohë.

French

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Thonjtë me xhel mund të dalin e të hyjnë 100 herë nga moda. Manikyr- i french është ai që do të ngelet gjithmonë. Këtë seson provoni që french- it klasik t’i shtoni pak xixë ose ndonjë ngjyrë festve si jeshilja apo  kuqja.

Gjatësia

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e

Nëse keni bërë ndër mend të gatuani për gjithë familjen këtë muaj, do t’ju këshillonim thonj të shkurtër dhe praktikë. Nëse e keni brërë ndër mend vetëm të hani, atëherë çmenduni me thonj të stërgjatë, ovalë ose balerinë.

Kështu thonë trendet!

Le të shpërthejnë dizenjot! 5 modele thonjsh për Festat e