Për mendimin tonë

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

19 Tetor 2018

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Sot, 25-vjeç, të gjithë e identifikojnë Lori Hoxhën si fashionista-n “High Class”, në Instagramin e së cilës mijëra vajza frymëzohen për pamjen e tyre në përditshmëri dhe jo vetëm. Megjithatë jo të gjithë e mbajnë mend Lorin e disa viteve më parë, kur ishte një adoleshente me stil urban, me flokë natyralë e onde të çrregullta.

Me kalimin e viteve, tek Lori nisën ndryshimet në look dhe garderobë, të cilat po i përmbledhim shkurtimisht në vijim: Nga adoleshentja “High Street” në “The Queen of Style”.

-Topshop dhe Louboutin: Lori Hoxha 18 vjeç!

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë
Lori Hoxha në një seancë fotografike për Anabel

Në vitin 2012, Lori tregoi për herë të parë garderobën për Anabel, ku rrëfeu se shijet e saj shkonin nga Topshop deri tek Louboutin. “Më pëlqejnë shumë dyqanet si Zara dhe Topshop, ku ble 99% të rrobave të mia. Shkoj në dyqanet e firmave vetëm për të blerë këpucë, çanta ose fustane me raste të veçanta. Mendoj se luksin mund ta krijosh edhe në high street, mjafton të gjesh kombinimin e duhur”, tha ajo.

-Lori Hoxha hap blogun

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Po, për këdo që s’e dinte këtë fakt, Lori Hoxha ka patur një blog goxha të suksesshëm për kohën, që shënoi një boom klikimesh.

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Ajo fotografonte bukur çfarë vishte dhe jepte këshilla të shumta kombinimesh. Në vetëm pak kohë, Lori mblodhi rreth vetes një numër të madh njerëzish, të cilët e identifikonin si “vajzën që di të vishet mirë” dhe jo “të bijën e Dritan Hoxhës”.

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

-Lori mbyll blogun

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Me famën e shpejtë, përveç admiruesëve, erdhën edhe “armiqtë”. Siç shkruante edhe Lori në një ndër postimet e fundit, njerëzit nisën të diskutonin aftësitë e saj, pati sharje dhe ofendime në inbox nga njerëz që mendonin se pse duhej të admirohej dikush që ekspozonte pasurinë e të atit? Kështu, blogu u mbyll!

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

-Lori Hoxha përqëndrohet tek Instagram-i: Ndryshime të shumta në stil!

Sot ajo numëron mbi 724 mijë ndjekës, të cilët duan të dinë çfarë vesh, ku shkon, mundohen ta kopjojnë etj. Ndërkohë po përmbledhim disa nga fotot që dëshmojnë më së miri ndryshimin në vite.

Lori gjatë eventit të “Geraldina Sposa” e veshur me Victoria Beckham (2014)

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Një vit më vonë, në 20-vjetorin e “Geraldina Sposa”

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

E veshur me Balmain në natën finale të “Top Fest 2012”.

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Kirurgji apo makeup?

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Ok, ajo e ka një përgjigje: “Unë mund të të them që kam lindur kështu, por nuk do ta bëj, sepse nuk dua që vajzat e vogla të mendojnë që Lori ka lindur perfekte. Por nuk dua as të them kam bërë këtë apo atë, sepse nuk dua që ato të ndikohen dhe t’i bëjnë. I vetmi ndikim që dua të bëj tek njerëzit është pozitiv. Dua që të gjithë të bëjnë atë që i bën të ndihen më mirë”, tha gjatë një interviste në InTv.

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

-Sot: Lori vishet shtrenjtë vs. Lori vishet lirë

Në profilin e Instagram-it të Lorit gjenden pafund veshje të shtrenjta. Për shembull, në kohën kur doli kjo foto, fustani Shack Fancy Liv kushtonte 279€ , çanta Prada Pink Cahier 1,450€ , çanta Dior Book Tote bag 1,900€ , shapkat Chanel Espadrilles Quilted Lambskin 375€.

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Por, nga ana tjetër blogerja di të vishet edhe lirë (rregulli i ekuilibrit si Peshore që është). Në një artikull të mëparshëm, ju kemi përmbledhur disa nga veshjet që paçka se duken të shtrenjta, nuk janë (nuk e kalojnë çmimin e 10,000 lekëve).

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Lori Hoxha ka ndryshuar kaq shumë dhe bota duhet ta dijë

Lori Hoxha, që dikur fitoi vëmendjen falë të atit dhe sot e mban falë vetes, ia del të duket bukur me çdo veshje të saj, që nga koha kur ishte thjesht një adoleshente me kaçurrela të çrregullta, e deri sot që me të drejtë quhet fashionista më e suksesshme shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

mood: ray reddington

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Në mbyllje, i rikthehemi edhe njëherë intervistës së parë të dhënë dikur për Anabel: A mund të kesh stil, pa qenë i pasur?

“...Nga ana tjetër, mund të dukesh e veshur keq edhe nëse je veshur me firma nga koka tek këmbët. Të kesh para, s’do të thotë që ke stil.” – Lori Hoxha.