Instagramming

Roberti s'vonon t'i përgjigjet deklaratës së Tunës: S'i ecën me këngën & është lutur për intervistën

4 Tetor 2018

Roberti s'vonon t'i përgjigjet deklaratës së

Një ndër të ftuarit e kësaj të shtunë në ‘Pop Culture’ do të jetë edhe Robert Berisha. Pak orë më parë, në llogarinë zyrtare të programit është publikuar klipi përmbledhës i intervistës me momentet më pikante të saj.

Kohët e fundit ndër çështjet më të diskutuara është debati mes familjes së tij dhe Tunës. Kjo e fundit, e ftuar javën e kaluar në ‘Prive’ u shpreh se kjo histori nuk ka vlerë për të dhe se gjithë të tjerët janë të parëndësishëm.

Roberti s'vonon t'i përgjigjet deklaratës së

Roberti, padyshim e mori mesazhin e saj dhe i pytur se ç’mendim ka nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Ndoshta s’po i ecën mirë me këngën, me projektet dhe kushedi edhe intervistën e ka kërkuar vetë, i ka thënë ju lutem. I ka treguar edhe pyetjet si t’ja bëjnë. Gjithsesi s’ka lidhje, unë jam i lumtur që ata janë mirë.”- dëgjohet të thotë ai në video.

Ndonëse Tuna u shpreh qartë se në intervista del vetëm për projektet personale dhe jo për gjëra të parëndësishme, Roberti mendon krejt ndryshe.  I ftuar muaj më parë tek Rudina në Tv Klan ai tha se shkak për konfliktin e tyre është vetëm Tuna.