Fashion News

Zayn Malik lë muzikën për një tjetër profesion dhe nuk është modelingu

20 Shtator 2018

Zayn Malik lë muzikën për një tjetër profesion dhe nuk

Zayn Malik duket se e ka lënë paksa mënjanë muzikën duke iu dedikuar një tjetër profesioni. Së fundmi këngëtari i njohur ka prezantuar një koleksion çantash që është dizenjuar i gjithi nga dora e tij.

Zayn Malik lë muzikën për një tjetër profesion dhe nuk

Bëhet fjalë për një linjë çantash shpine në bashkëpunim me markën franceze “The Kooples”. Krijimet në fjalë sapo janë hedhur në shitje dhe vlen të përmendim që janë në sasi të limituar.

Zayn Malik lë muzikën për një tjetër profesion dhe nuk

Çantat e dizenjuara nga Zayn i përshtaten kryesisht djemve që kanë po të njejtin stil si ai në të veshur, por kjo nuk do të thotë që nuk do të pëlqehen edhe nga vajzat. Në to dominojnë printet ushtarake, rripat e lëkurës dhe tokëzat.

Zayn Malik lë muzikën për një tjetër profesion dhe nuk

Ky bashkëpunim i Zayn me “The Kooples” vjenë në kuadër të 10- vjetorit të krijimit të kësaj marke, si një dhuratë për të gjithë “partizanët” e çantave të shpinës.