Celebrity

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën e papritur

31 Gusht 2018

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën

Fillimisht qëtësohuni, nuk tha sërish se është babai i Stormi-t të vogël. Gjatë episodit të ri të “Queen Radio” të drejtuar nga Nicki Minaj, Tyga foli gjerë e gjatë në lidhje me “Keeping Up With the Kardashians” dhe ndikimin e tij mbi karrierën e 21-vjeçares.

I pyetur nga Nicki nëse i mungonte reality show, reperi u përgjigj shkurtimisht “Jo, jam shumë në rregull zemër. Po e shijoj [largimin]”, për të vazhduar më pas me deklaratën se të gjithë e dinë se ishte ai që i dha akoma më shumë famë Kylie-t.

“Ajo gjithnjë ka patur një plan, e dinte se ku do të arrinte dhe çfarë do të bëhej, por shumë gjëra ishin të vështira. Kur u shfaqa unë në jetën e saj, gjërat ndryshuan. Filluan detajet e tipit ‘Duhet të bësh këtë, duhet të bësh atë, duhet t’i lyesh flokët kështu, s’duhet ta bësh një gjë tjetër’. Duhet të përshtatesh me një njeri me ngjyrë dhe duhet të rrish me një të tillë, sepse ke nevojë për kulturë. Nëse nuk ke një njeri me ngjyrë pas teje, nuk ke asgjë. Në të kundërt, askush nuk të dëgjon. S’mund të ndikosh kurrë mbi të tjerët. Kështu pra, unë kisha të bëja shumë me këtë punë.”

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën

Por nuk mbaron me kaq. Tyga vazhdon më tej duke thënë madje se e ka ndihmuar Kylie-n që të vendoste emrat dhe ngjyrat e produkteve kozmetike.

“Kishte shumë punë [zgjedhja e emrave dhe ngjyrave], por le të themi që unë s’jam njeri i hidhur, sepse e di që Zoti do të ma shpërblejë; universi do të ma shpërblejë.”

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën

Pas ndarjes, Kylie ka ecur shumë, shumë përpara duke e kthyer Kylie Cosmetics në një perandori unike. Siç e dimë, ajo u cilësua nga Forbes si 20-vjeçarja më e pasur në botë, që ndërtoi vetë një pasuri plot 900 milionë dollarëshe. Nga ana personale, sërish ka patur pafund të reja, që nga shtatzënia e deri tek lindja e Stormi-t, vogëlushes së ardhur në jetë nga lidhja me reperin Travis Scott në 2017-n.

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën

Kylie dhe Tyga u lidhën në vitin 2014, vazhduan me një marrëdhënie ‘lidhu-zgjidhu’ për t’u ndarë përfundimisht në prill të 2017-s.

Po kjo ç'ishte?: Tyga shpërthen ndaj Kylie-t me deklaratën

Përshtatur nga E!Online