A ka ndodhur ndonjëherë që dikush të të thotë një gjë që duket si kompliment, por ti, pas një minuti, ndihesh më keq se më parë? Duket sikur të duan të të mbështesin, por në të vërtetë po të bëjnë të ndihesh më i/e vogël. Shprehje të tilla mund të duken si përkrahje, por janë të fshehura pas një qëllimi që të kujton kujt po i shërben ky kompliment!
Ja disa shprehje që duket sikur njerëzit i bëjnë për të të ngjallur ndjesi pozitive, por në fakt bëjnë të kundërtën.
1. “Unë s'do të kisha guxim të bëja atë që bën ti. Jam shumë merakli/e.”
Përkthimi: "Ti po bën gjëra që vetëm të çmendurit i bëjnë. Si mund të jesh kaq i/e papërgjegjshëm/me njëherë?!"
2. “Ua sa guxim ke që ke veshur atë”
Ja një kompliment që më shumë duket si një shprehje që të thotë "Dhe të më vrisje, s'do e kisha veshur atë këmishë të tmerrshme plot ngjyra."
3. “Më pëlqen shumë që thua gjithmonë gjithçka që ke në mendje.”
Ose: "Vendosi ndonjëherë fre gojës se na bezdise."
4. “Uau ke bërë gjithë këtë progres.”
Përkthimi i qartë: “Të erdhi dhe ty kjo ditë hë?”
5. “Po bën më të mirën që mundesh.”
Ja dhe një përkrahje që qartësisht ndjen kënaqësi në dyshimin tek aftësitë e tua.
6. “Kjo është një gjë kaq e mirë... për dikë të moshës tënde.”
Ah, po... një shprehje që e kufizon suksesin tënd duke të thënë që mund të jetë më mirë, po për "moshën tënde" është shumë mbresëlënëse.
7. “Je shumë i/e pavarur, shpresoj të gjesh dikë që të pranon kështu si je.”
Ose në shpjegimin e thjeshtë: "Ti je i/ee pavarur, por nuk mund të jesh gjithmonë kështu nëse do të martohesh një ditë."
8. “Sa do doja të kisha kohë dhe unë për gjëra si këto.”
Kuptimi i vërtetë: “Po bëj gjëra që janë më të rëndësishme... Ti thjesht po bën diçka që të duket e këndshme, sepse ke kohë me bollëk.”
9. “Hmm, zgjedhje interesante.”
Kjo shprehje tregon se atij personi zgjedhja jote i duket çdo gjë tjetër përveçse interesante.
10. “Oh sa i/e ndjeshëm/e që je.”
Kjo shprehje shoqërohet dhe me një fytyrë keqardhëse në sfond zakonisht. Kuptimi i vërtetë: qetësohu se s'po kalon ndonjë gjë për t'u mërzitur kaq shumë.
Artikuj të sugjeruar:
- TEST: Si i ke/do i kesh punët me vjehrrën?
- Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike
- 10 shqiptarë tregojnë gjërat më të pazakonta që kanë bërë për të fituar para
- Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur
- TikTok-u paska një teknikë të re manifestimi dhe njerëzit të garantojnë që funksionon